Tërmetet në Maqedoni kanë shkaktuar panikë të madhe në mesin e qytetarëve por më shumë kanë shqetësuar të burgosurit nëpër burgjet e Maqedonisë që dje kërkuan që të hapen dyert e burgjeve që në kohë dridhjesh të ikin nga qelitë dhe të shpëtojnë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Dje të burgosurit apeluan që institucionet të mos luajnë me jetën e tyre .
Dy natë më herët, në moment panike të burgosurit kanë filluar të bërtasin dhe është dashur të reagojë edhe drejtori i burgut që të hapen të gjitha dyert, proces ky që ka zgjatur një orë.
Televizioni Telma ka provuar që të marrë përgjigje nga drejtori i burgut në Idrizovë Zhivko Pejkovski për këtë problem por ai ka thënë se duhet pyetur udhëheqësit e ministrisë të drejtësisë për këtë hap pasi ai nuk është kompetent.
Të burgosurit kjo përgjigje i ka irrituar duke kërkuar që të ndalohen lojërat e institucioneve me jetën e tyre.
Mbrëmë disa të burgosur i janë drejtuar portalit TetovaSot me një apel drejtuar qytetarëve
“Gjendemi në katin e katërt me dyert të mbyllura dhe sa herë që dridhet, rojet e burgut ikin jashtë e të burgosurit mbeten me dyer të mbyllura. Ju kisha lut për hir të Zotit nëse keni pak zemër, shkruni sa të mundeni se jemi shumë keq, ata jashtë janë dhe ne kemi frikë, po ne mrena çdo moment jemi të pambrojtur” thuhet në letrën shqetësuese të të burgosurve./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke
Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?
Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër
Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota
Një muaj paraburgim për serbin që mori pjesë në protestat në Zveçan ku u lënduan ushtarët e KFOR-it e policisë
Iu bashkuan edhe 300 anëtarë, Kurti: Po kthehemi, Prizreni po e forcon lidhjen me Vetëvendosjen
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak
Zvicra fiton "Eurovision 2024"
Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron