LAJMI I FUNDIT:

Letra dhe dhurata e jashtëzakonshme e Jordan Henderson dërguar Dejan Lovrenit për ta falënderuar kroatin pas largimit nga Liverpooli

Letra dhe dhurata e jashtëzakonshme e Jordan Henderson dërguar Dejan Lovrenit për ta falënderuar kroatin pas largimit nga Liverpooli

Jordan Henderson i ka dërguar Dejan Lovren një letrën të jashtëzakonshme ku i shpreh falënderimit e tij dhe të klubit, mbrojtësit që ka lënë Liverpoolin për tu bashkuar me Zenit St Petersburg këtë verë.

Pas gjashtë vitesh në Anfield, Lovren u largua nga klubi në këtë verë për 12 milionë euro për vazhduar karrierën në Rusi, pasi ndihmoi Liverpoolin të fitonte titullin e tyre të parë në kampionat pas 30 vitesh.


31-vjeçari ka qenë shpesh i kritikuar gjatë kohës së tij në Angli, por tashmë dihet qartë që ish-shokët e tij të skuadrës kanë një konsideratë shumë të lartë për kroatin.

Dejan Lovren (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Lovren bëri një publikim në Instagram, ku edhe e zbuloi letër që Henderson i kishte dërguar, së bashku me fotografitë e dhuratës që po ashtu i ka shkuar.

Në letër shkruhej:

“Dej,

“Është e pamundur të mendosh Liverpoolin pa ty dhe për të qenë edhe më i sinqertë, nuk po mund të besoj që akoma nuk do të kthehesh më”.

“Ju keni qenë një figurë kaq madhore në ekipin tonë dhe një nga ata që ka pasur ndikim të madhë për të na ndihmuar që të vijmë këtu ku jemi tani; fitues dhe kampionë”.

“Shpresoj të jesh i vetëdijshëm se me të drejtë vlerësohesh si një nga më të mirët në botë në pozicionin tënd. Ju keni instaluar një mentalitet luftëtari te ne dhe në Kroaci”.

“Edhe në kohërat kur nuk ishte e lehtë për ty, ju ishit këtu për të gjithë ne. Unë dhe nuk do ta harroj kurrë mbështetjen që më dhatë për t’u bërë lider i kësaj skuadre”.

“Ju gjithmonë do të jeni ‘kapiteni’ ynë, pas pasur nevojë që të mbani një shirit. Ju ishit një model për të gjithë ne”.

“Jashtë fushës ju ishit një nga njerëzit më të mirë me të cilin kisha mundësinë të ndaja një dhomë zhveshjeje. Çdo lojtar, pavarësisht nga cili vend vjen, mund të lidhet me ju, dhe kjo është një cilësi mahnitëse njerëzore”.

“Më mungon tashmë dhe ende shpresoj të të shoh përsëri në stërvitje për të ngacmuar. Shpresoj se i vetëdijshëm për atë që keni dhënë për këtë klub dhe këtë skuadër”.

“Unë do të jem gjithnjë në dispozicionin tuaj nëse keni nevojë për ndonjë gjë, ju ose familja jote e mahnitshme.

“Paq fat në të ardhmen, por dije se në Liverpool gjithmonë ke vëllezër nëse ke nevojë për ta”.

“Ti nuk do te ecësh kurrë vetëm, Jordan Henderson”, ka shkruar Henderson.

Lovren ka vazhduar karrierën te Zeniti ku e ka gjetur edhe rrjetën në një ndeshje, ndërsa ka shënuar edhe ndaj Francës me fanellën kroate para një dite. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori