LAJMI I FUNDIT:

Letërsia klandestine me gjuhën e Dantes

Letërsia klandestine me gjuhën e Dantes

E nisi krijimtarinë nga fillimet e viteve ’50 të shekullit të kaluar, në Shqipërinë e diktaturës, në zgrip të ndonjë pushkatimi apo varjeje në litar. Zotërues i mbi pesë gjuhëve, por edhe i një kulture të gjerë e diturive të rralla, Robert Prifti shkruante në vende të fshehta transkripte me llupë, në gjuhën italiane, nën dy pseudonime – “Robert Elin” e “Trevor Elin”.

Prej manuskripteve të ngjizura imët, letërsia e Robert Priftit do të bëhej e njohur pasi të mërgonte në mënyrë klandestine, për t’u botuar së pari në gjuhët që ishte shkruar – në italisht. Vite më pas, një pjesë e veprave nisën të përktheheshin nga i biri Edgar Prifti në gjuhën shqipe. Në Itali janë bërë objekt studimi, por në Tiranë të paktë janë ata që e kanë drejtuar vëmendjen nga letërsia e Robert Priftit…


Djali i Robertit, Edgar Prifti, ish-basketbollisti i Partizanit në vitet 1980, lojtari inteligjent i skuadrës që vlerësohej dhe kërkohej edhe nga trajnerët e huaj, rrëfen odisenë e një krijuesi të rrallë të letërsisë shqipe. /Shqiptarja/