LAJMI I FUNDIT:

Leskaj, letër Metës: Në Kushtetuese kërkesa e PD-së për mandatin tim

Leskaj, letër Metës: Në Kushtetuese kërkesa e PD-së për mandatin tim

Deputetja e PS-së, Valentina Leskaj i ka kërkuar kreut të Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta vijimin e procedurës në Gjykatën Kushtetuese.

Në një letër dërguar Metës, Leskaj i kërkon Kuvendit që të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese kërkesën e Partisë Demokratike, të depozituar më 2 mars.


“Duke qenë e bindur se veprimtaria ime si deputete, është në përputhje të plotë me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese, po ju drejtohem me këtë letër Kuvendi i Shqipërisë, ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese, kërkesën që PD i ka përcjellë Kuvendit në dt. 2 Mars 2016”, thuhet në letrën e Leskajt.

Ajo vijon se ka pritur që Partia Demokratike të çojë kërkesën për mandatin në Gjykatën Kushtetuese, por nuk e ka bërë për të abuzuar politikisht.
“Në fakt, kam pritur që PD ta çonte kërkesën për mandatin tim, në Gjykatën Kushtetuese, siç ja kemi kërkuar edhe publikisht e siç PD bëri edhe në rastin e një deputeti tjetër. Arsyet pse nuk e çoi janë të qarta: për të abuzuar politikisht”, thotë ajo./Telegrafi/