Temperaturat e larta shoqërohen me reshje, si pritet moti sot në vend


Kjo e mërkurë do të karakterizohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme në vend.
Sipas parashikimeve, përgjatë vijës bregdetare moti do të jetë kryesisht i kthjellët, ndërsa në pjesën tjetër të territorit pritet zhvillim i vranësirave gjatë orëve të mesditës dhe pasdites.
Në orët e pasdites parashikohen reshje lokale shiu me intensitet të ulët përgjatë zonave malore.
Ndërkohë, në rajonin e Alpeve priten shtrëngata afatshkurtra shiu.
Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi drejt jugperëndimit me një shpejtësi mesatare prej 7 m/s.
Në disa momente, veçanërisht përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, shpejtësia e saj mund të arrijë deri në 10 m/s.
Sa i përket detit, valëzimi në Adriatik dhe Jon parashikohet të jetë i ulët, me forcë 1 deri në 2 ballë. /TCH/


































