Autostrada Milladinovc -Shtip sot zyrtarisht do të lëshohet në përdorim me ceremoni në Shën Nikollë në prani të kryeministrit Zoran Zaev, zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane Koço Angjushev, ministrit të Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski, drejtorit të Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Zoran Kitanov dhe ambasadores së Republikës Popullore të Kinës, Jin Lisjen.
Në seksionin e autostradës, e gjatë 47 kilometra janë investuar 177 milionë euro, dhe gjatë saj vozitet që prej para një muaji, me sinjalizim adekuat.
Autostrada është e gjerë 27,4 metra, ka katër korsi prej 3,75 metra dhe dy korsi për ndalim prej 2,5 metra. Shpejtësia e projektuar është 130 kilometra në orë. Gjatë gjatësisë së autostradës ka shtatë nyje. Këtë verë, sipas paralajmërimeve, do të ndërtohen dy pikëpagesat e planifikuara në Kadrifakovë dhe në Shën Nikollë. Përgjatë autostradës është vendosur rrethojë prej çelikut, rrjetë për mbrojtjen nga kafshët, kabllo optike, barriera zërash, kalime zyrtare.
Ndërtimin e autostradës e filloi Qeveria paraprake, në shkurt të vitit 2014 dhe sipas projektit dhe planeve ai duhej të ishte gati deri në mars të vitit 2017. Pas ndërrimit të pushtetit institucionet kompetente kumtuan se ka lëshime të mëdha në ndërtimin dhe aktivitete të papërfunduara, pas çka ishin vendosur dy anekse të Marrëveshjes për ndërtim me realizuesin kinez “Sinohidro”.
Në teren po vijon ndërtimi i autostradës Kërçovë-Ohër, në gjatësi prej 57 kilometrave, që, gjithashtu e ndërton “Sinohidro”. Aktivitetet ndërtuese duhet të intensifikohen pas pagesës së një pjese të financave nga kredia e parë e “Eksim Banka, si dhe lejen dhe pagesën e kredisë së dytë prej 185 milionë euro, që ishte përcaktuar me aneks të Marrëveshjes për ndërtim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNënsekretarja amerikane pas takimit me Kurtin: Kosova i takon BE-së dhe NATO-s
Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës
Diskriminimi i banorëve shqiptarë në Graçanicë, Avokati i Popullit: Rasti është në procedurë të hetimit
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Allen përmend Asociacionin, e ndërlidh me rrugëtimin euroatlantik të Kosovës
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare