LAJMI I FUNDIT:

Leonardo reagon edhe njëherë ndaj Real Madridit: Presidenti, trajneri dhe Benzema, ata kanë treguar mungesë respekti ndaj Mbappes dhe PSG-së

Leonardo reagon edhe njëherë ndaj Real Madridit: Presidenti, trajneri dhe Benzema, ata kanë treguar mungesë respekti ndaj Mbappes dhe PSG-së

Drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo ka qenë shumë kritik ndaj mënyrës në të cilën presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka folur hapur për mundësinë e nënshkrimit të sulmuesit të Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe.

Loenardo vuri në dukje mungesën e respektit nga Real Madridi, pasi sot dolën disa komente në lidhje me dëshirën e Los Blancos për të nënshkruar me 22-vjeçarin.


“Ky është një shembull tjetër i mungesës së respektit për PSG-në dhe për Mbappe”.

“Në fakt, në të njëjtën javë një lojtar i Real Madridit [Karim Benzema], pastaj trajneri i Real Madridit [Carlo Ancelotti] dhe tani presidenti [Florentino Perez] flasin për Kylianin sikur ai të ishte tashmë një i tyre. E përsëris: kjo është një mungesë respekti që ne nuk mund ta tolerojmë”, deklaroi Leonardo.

Ky reagim vjen pasi Florentino Perez kishte thënë se së shpejti do të ketë një marrëveshje mes Real Madridit dhe Mbappes.

“Në janar do të kemi lajme për Mbappen. Shpresojmë që më 1 janar gjithçka të rregullohet”, kishte deklaruar presidenti i Real Madridit për “El Debate”.

Sidoqoftë, ai më vonë sqaroi komentet e tij kur foli për RMC Sport.

“Fjalët e mia u keqinterpretuan. Ajo që thashë është se ne duhet të presim vitin e ardhshëm për ta zbuluar, gjithmonë me respekt për PSG -në, me të cilin kemi një marrëdhënie të mirë”, deklaroi Florentino Perez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
E papritur, Eros Grezda tërhiqet nga futbolli?

E papritur, Eros Grezda tërhiqet nga futbolli?

Ligat tjera
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Kalo në kategori