LAJMI I FUNDIT:

Leonardo drejt largimit, PSG kontakton Paraticin

Leonardo drejt largimit, PSG kontakton Paraticin

Drejtuesit e Paris Saint-Germain janë në kontakt me Fabio Paratici, pasi po kërkojnë të zëvendësojnë drejtorin sportiv aktual, Leonardon.

Marrëdhënia mes ish- lojtarit të Milanit dhe drejtuesve të klubit francez thuhet se është shkatërruar plotësisht pas kolapsit të skuadrës kundër Real Madridit në ndeshjen e dytë të raundin të eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve në fillim të kësaj jave.


PSG është gati të bëjë një sërë ndryshimesh, duke përfshirë zëvendësimin e trajnerit Mauricio Pochettino me Zinedine Zidanen, dhe Leonardo thuhet se do t’i tregohet dera, që do të thotë se klubi tani duhet të kërkojë zëvendësuesin e tij.

Siç raportohet nga TuttoMercatoWeb, PSG ka kontaktuar drejtpërdrejt me Paraticin i cili është pjesë e Tottenham.

Al-Khelaifi dhe Leonardo ia mbyllën derën gjyqtarit të ndeshjes, UEFA hap hetim për dyshen
Lexo po ashtu Al-Khelaifi dhe Leonardo ia mbyllën derën gjyqtarit të ndeshjes, UEFA hap hetim për dyshen

Këto ishin vetëm kontakte fillestare për të zbuluar se a do të dëshironte italiani largimin, pasi oferta mund të ishte joshëse për drejtorin sportiv.

PSG-ja është gjithashtu e interesuar të punësojë edhe ish-drejtuesin e Juventusit, Jean-Claude Blanc dhe nuk ka asnjë garanci që Paratici do të largohet nga Londra Veriore, që kështu po shikohen edhe opsione tjera. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

Liga e Kampionëve
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Ligue 1
Zbulohet ‘mesazhi kërcënues’ që Ronaldo i kishte bërë Rangnickut gjatë kohës sa ishte lojtar i Man United

Zbulohet ‘mesazhi kërcënues’ që Ronaldo i kishte bërë Rangnickut gjatë kohës sa ishte lojtar i Man United

Premier League
Real Madridi ndryshon prioritetet – transferimi i Davies më nuk është opsion, tani ka një emër tjetër

Real Madridi ndryshon prioritetet – transferimi i Davies më nuk është opsion, tani ka një emër tjetër

La Liga
Kalo në kategori