LAJMI I FUNDIT:

Leo Messi po përpiqet ta bind yllin e La Ligas t’i bashkohet tek Inter Miami

Leo Messi po përpiqet ta bind yllin e La Ligas t’i bashkohet tek Inter Miami

Lionel Messi po ndihmon për të tërhequr një tjetër talent drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me yllin e Athletic Bilbaos, Inaki Williams, i etur për të ndjekur ‘ëndrrën amerikane’ dhe të luajë jashtë Evropës.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë,  u largua nga futbolli evropian në verën e vitit 2023 pas një aventure me Paris Saint-Germain dhe vendosi të luajë për Inter Miamin. Ai ka pasur një ndikim të menjëhershëm në Florida, duke fituar “Kupën e Ligës”, si dhe ka ndihmuar në ngritjen e profilit të konkurrencës në Shtetet e Bashkuara.


Atij i është bashkuar në Miami, Sergio Busquets dhe Jordi Alba, me spekulime që sugjerojnë se Luis Suarez dhe Luka Modric mund të ndjekin gjithashtu një rrugë të ngjashme.

E kryer, Lionel Messi fitues i Topit të Artë 2023
Lexo po ashtu E kryer, Lionel Messi fitues i Topit të Artë 2023

Williams është një tjetër që shpreson të luajë me Messin, me sulmuesin 29-vjeçar që është shprehur në një intervistë: “Sigurisht që po luaj mirë në Bilbao, por do të doja që një ditë, kur të mos jem aq i dobishëm në Bilbao, për të vazhduar karrierën time në Shtetet e Bashkuara, sepse është një vend ku do të doja të jetoja për një ose dy vjet.  I lutëm Zotit që të më kryqëzoj përsëri rrugët me Leon”.

Williams aktualisht gjendet në Shtetet e Bashkuara pasi kombëtarja e tij Gana do të luajë një miqësore luksi me Meksikën dhe Amerikën.

Ai e ka kaluar të gjithë karrierën e tij deri më sot tek Athletic Bilbao, si një vendas bask dhe është afër 400 paraqitjeve me fanellën e tyre./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori