LAJMI I FUNDIT:

Lëndohet sërish Kompany, lëshon fushën në ndeshjen ndaj Newcastle

Lëndohet sërish Kompany, lëshon fushën në ndeshjen ndaj Newcastle
during the Premier League match between Newcastle United and Manchester City at St. James' Park on December 27, 2017 in Newcastle upon Tyne, England.

Vincent Kompany ka pësuar një tjetër lëndim në ndeshjen kundër Newcastle Unitedit.

Mbrojtësi i Manchester Cityt ka pasur probleme të vazhdueshme me lëndime në vitet e fundit për shkak të një problemi në muskulin e pasmë të këmbës që nuk po arrin ta rikuperojë.


(Foto: Getty Images)

Në ndeshjen kundër Newcastle, ai luajti vetëm 11-të minuta dhe u detyrua të largohej nga fusha. Në vend të tij u inkuadrua Gabriel Jesus.

Po qe se lëndimi është serioz, atëherë Pep Guardiola do të ketë një krizë në mbrojtje, duke qenë se edhe John Stones është i lënduar.

Për më shumë, Liverpooli ka arritur marrëveshje me Southamptonin për transferimin e Virgil van Dijk.

(Foto: Getty Images)
Liverpooli konfirmon arritjen e marrëveshjes për transferimin e Virgil van Dijk (Foto)
Lexo po ashtu Liverpooli konfirmon arritjen e marrëveshjes për transferimin e Virgil van Dijk (Foto)

Mbrojtësi holandez ishte shënjestër e Cityt, por klubi nuk e pagoi shifrën e majme prej 75 milionë funtesh (84.5 milionë euro) për të.

City pritet të përfshihet në tregun e transferimeve në afatin e janarit, në mënyrë që ta forcojë mbrojtjen. /Telegrafi/