LAJMI I FUNDIT:

Lëndimi i De Geas, shqetësim për Unitedin para ndeshjes ndaj Liverpoolit

Lëndimi i De Geas, shqetësim për Unitedin para ndeshjes ndaj Liverpoolit
David De Gea (Foto: Jan Kruger/Getty Images/Guliver)

David De Gea është detyruar ta lëshojë ndeshjen kualifikuese për ‘Euro 2020’, ndërmjet Suedisë dhe Spanjës për shkak të një lëndimi.

Portieri i Manchester Unitedit u zëvendësua nga Kepa Arrizabalaga (Chelsea) dhe nga mënyra e ecjes dukej sikur ka pësuar lëndim në ijë.


Suedia rrit gjasat për kualifikim pas barazimit ndaj Spanjës që tashmë është në 'Euro 2020'
Lexo po ashtu Suedia rrit gjasat për kualifikim pas barazimit ndaj Spanjës që tashmë është në 'Euro 2020'

Kjo do të thotë se 28-vjeçari mund të mungojë në derbin e të dielës në Old Trafford kundër Liverpoolit.

Ky nuk është lajm aspak i mirë për trajnerin Ole Gunnar Solskjaer, i cili nuk po arrin ta ketë skuadrën e parë të plotë në dispozicion që nga muaji gusht.

Mbrojtësit e krahut Luke Shaw dhe Aaron Wan-Bissaka janë në dyshim për të luajtur si pasojë e lëndimeve, ndërsa në dyshim është edhe Paul Pogba.

Anthony Martial e ka të lënduar kofshën dhe ka vazhduar me trajtimin në përpjekje për t’u kthyer. /Telegrafi/