LAJMI I FUNDIT:

Leite Kaka zgjedh ekipin e tij të ëndrrave, lë jashtë më të madhin mes tyre

Leite Kaka zgjedh ekipin e tij të ëndrrave, lë jashtë më të madhin mes tyre

Ish-futbollisti brazilian, Ricardo Izecson dos Santos Leite, i njohur më mirë si Kaka, ka zgjedhur ekipin e tij ideal apo të ëndrrave.

Është një skuadër e përbërë nga futbollistë me të cilët ka ndarë dhomën e zhveshjes dhe ata me të cilët është përballur dhe sigurisht që bie në sy mungesa e argjentinasit Lionel Messi.


Skuadra e përbërë nga fituesi i Topit të Artë në vitin 2007 dhe ish-ylli i Sao Paulos, Milanit dhe Real Madridit përfshin emra të famshëm, por kapiteni i Gauchos nuk ka vend në të, shkruan AS.

Për portier, Kaka zgjodhi Didën, bashkëlojtarin e tij te Milani dhe në kombëtaren braziliane.

Ai vendosi dy bashkatdhetarë në pozicionet e krahut, Cafu në të djathtë dhe Roberto Carlos në të majtë, ndërsa italianët Paolo Maldini dhe Alessandro Nesta janë qendërmbrojtës.

Në mesfushës, Kaka përfshiu Andres Iniestan, Zinedine Zidanen dhe Andrea Pirlon, me të cilin ndante dhomën e zhveshjes te Milani.

Brazilian përfundoi 11-shen e tij ideale me Ronaldinhon, Ronaldon Fenomenin dhe Cristiano Ronaldon në sulm.

Në formacionin ideal të Kakës janë nëntë kampionë bote (Dida, Cafu, Roberto Calos, Nesta, Iniesta, Zidane, Pirlo, Ronaldinho dhe Ronaldo), dhe mes tyre nëntë Topa të Artë.

Pesë nga Cristiano Ronaldo, dy nga Ronaldo dhe një nga Ronaldinho dhe Zidane, dhe tetë Topat e Artë të Messit nuk mjaftuan për ta përfshirë atë në skuadër. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Serie A
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

La Liga
Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Bundesliga
Ten Hag është favorit për një punë të madhe nëse Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Ten Hag është favorit për një punë të madhe nëse Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Ndërkombëtare
Barcelona është gati ta testojë Liverpoolin me një ofertë për yllin e skuadrës

Barcelona është gati ta testojë Liverpoolin me një ofertë për yllin e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori