LAJMI I FUNDIT:

Legjenda e Arsenalit, Parlour kritikon Xhakën: Nuk është aq energjik, mund të mbetet në bankë

Legjenda e Arsenalit, Parlour kritikon Xhakën: Nuk është aq energjik, mund të mbetet në bankë
Granit Xhaka (Getty Images)

Ish-mesfushori dhe kapiteni i Arsenalit, Ray Parlour ka kritikuar paraqitjet e fundit të yllit me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka.

Mesfushori shqiptar, i cili i kushtoi londinezëve 35 milionë funte në vitin 2016, ka filluar dy ndeshjet e para të sezonit të ri si titullar, duke qenë i besuari i Unai Emeryt për të mbrojtur katër sulmuesit së bashku me Matteo Guendouzi.


Megjithatë, Arsenali kapitulloi kundër Man Cityt në ndeshjen e tyre të parë duke humbur 2-0 dhe gjithashtu u mposht nga Chelsea me rezultat 3-2.

Londra i takon Bluve, Chelsea fiton derbin ndaj Arsenalit
Lexo po ashtu Londra i takon Bluve, Chelsea fiton derbin ndaj Arsenalit

Lucas Torreira, uruguaiani i transferuar gjatë verës ka qenë rezervistë në ndeshjet e para, por tani është gati të sfidojë Xhakën për një vend titullari në mesin e fushës.

Parlour, i cili bëri 466 paraqitje për Topçinjtë dhe fitoi tri herë Ligën Premier, si dhe katër Kupa FA, mendon se Xhaka duhet të përmirësohet ose ai do të lihet jashtë formacionit shumë shpejt nga Emery.

Xhaka gjatë ndeshjes së parë ndaj Man Cityt (Getty Images)

“Xhaka po e humb shpesh topin në këtë sistemin e ri, që po luan me mbrojtjen”, ka thënë fillimisht Parlour për The Sun.

“Ai duhet të jetë më i lëvizshëm nëse mundet. Por ai duhet të mësojë edhe si të merret edhe me të pasurin topib në ato zona. Krahasuar me Matteo Guendouzi, i cili bëri përshtypje para sezonit, ai nuk është aq energjik apo i lëvizshëm”.

Dy formacionet e mundshme të Emeryt me Arsenalin në sezonin 2018/19
Lexo po ashtu Dy formacionet e mundshme të Emeryt me Arsenalin në sezonin 2018/19

“Nëse ai nuk bënë punën e tij, Emery tashmë i ka treguar atij se ai do të largohet – ai e bëri atë kundër Chelseas pas pjesës së parë”.

“Me Lucas Torreira, që unë mendoj se herët a vonë do të fillojë si titullar, Xhaka mund të lihet në bankë”, përfundoi ish-lojtari i Arsenalit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Bayerni konfirmon lëndimin e yllit të skuadrës, mungon ndaj Real Madridit

Bayerni konfirmon lëndimin e yllit të skuadrës, mungon ndaj Real Madridit

Bundesliga
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Rekordi i pabesueshëm që ka thyer Messi pas paraqitjes heroike ndaj New York RB, asnjë futbollist në histori nuk e ka arritur këtë

Rekordi i pabesueshëm që ka thyer Messi pas paraqitjes heroike ndaj New York RB, asnjë futbollist në histori nuk e ka arritur këtë

Ndërkombëtare
E ardhmja e tij është larg Old Trafordit, Man Utd i vendos çmimin e largimit Jadon Sanchos

E ardhmja e tij është larg Old Trafordit, Man Utd i vendos çmimin e largimit Jadon Sanchos

Premier League
Kalo në kategori