LAJMI I FUNDIT:

Ledri Vula humbi baraspeshën në skenë në një nga performancat e fundit

Ledri Vula humbi baraspeshën në skenë në një nga performancat e fundit

Reperi i njohur shqiptar, Ledri Vula, është njëri nga më të kërkuarit në treg për mbrëmje e koncerte muzikore.

I njëjti ka qenë tejet i angazhuar gjatë gjithë verës me mbrëmje e ahengje të ndryshme teksa tani ka nisur turneun nëpër Evropë.

Kjo pasi në fund të muajit gusht me masat e reja për shkak të rritjes së rasteve me coronavirus u ndaluan të gjitha tubimet përfshirë këtu dasmat, e klubet e natës.

Ai ka performuar mbrëmë (e shtunë) në një nga klubet në Zvicër së bashku me artistin Butrint Imeri, ndërsa nuk kanë munguar edhe me interpretimin e projektit të tyre të përbashkët “Dale”.

Në momentin kur po hynte në skenë, Ledri humbi baraspeshën dhe gati sa nuk u rrëzua.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

I njëjti ka ripostuar videon e Imerit dhe me shaka shkroi: “Keq e kishin lënë pllakën”.

Ledri Vula (Foto: Instagram)

“Dale” ndërkaq në duet edhe me Kidën deri më tani ka grumbulluar mbi 55 milionë klikime në kanalin YouTube. /Telegrafi/