LAJMI I FUNDIT:

LeBron James fundos ish-skuadrën, Lakers triumfon kundër Cavaliers

LeBron James fundos ish-skuadrën, Lakers triumfon kundër Cavaliers

Mbrëmë janë luajtur 13 ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Nënkampioni i NBA-së, Cleveland Cavaliers ka pësuar humbjen e radhës dhe këtë herë nuk arriti të triumfonte kundër skuadrës së ish-basketbollistitë të vetë, LeBron James, Los Angeles Lakers.


Kjo e fundit ishte më e mirë se skuadra vendase në palestrën Quicken Loans Arena, duke triumfuar me katër pikë diferencë, 109-105.

Pjesa e parë ishte tejet e barabartë dhe u mbyll me një epërsi të vogël të Cavs, megjithatë, mysafirët treguan cilësitë e tyre dhe fituan të gjithë ndeshjen.

Basketbollisti më efikas te Cleveland ishte Cedi Osman me 21 pikë, një më pak e realizoi Jordan Clarkson.

Te Lakers me lojë fantastike u dallua ishte James, i cili regjistroi ‘double-double’ në saje të 32 pikëve dhe 14 kërcimeve. Lonzo Ball shënoi 15 pikë, gjersa një pak i shtoi Brandon Ingram.

Pas kësaj fitore, Lakersat kanë bilanc prej dhjetë fitoreve dhe shtatë humbjeve gjersa për Cavaliers ky ishte pësimi i 14 kundrejt dy fitoreve.

Ndryshe, në takimin e radhës Los Angeles do të luajë kundër Utah Jazz gjersa Cleveland do të ballafaqohet me Philadelphia 76ers. /Telegrafi/

Rezultatet tjera:

Charlotte 127-109 Indiana

Philadelphia 121-120 New Orleans

Atlanta 108-124 Toronto

Boston 109-117 New York

Chicago 124-116 Phoenix

Houston 126-124 Detroit

Minnesota 101-103 Denver

San Antonio 103-104 Memphis

Golden State 95-123 Oklahoma City

Milwaukee 143-100 Portland

Dallas 119-113 Brooklyn

Utah 110-119 Sacramento

Në trend Sport

Më shumë

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Perez po e bën atë që askush nuk e ka bërë deri më tani – krijon

Perez po e bën atë që askush nuk e ka bërë deri më tani – krijon "një strukturë të re të pronësisë" të Real Madridit

La Liga
Ultimatumi i Chelseat për Pochettinon

Ultimatumi i Chelseat për Pochettinon

Premier League
Jean-Philippe Mateta, golashënuesi i papritur që pushtoi Ligën Premier – e kishin në klub, por nuk llogaritën në të deri tani

Jean-Philippe Mateta, golashënuesi i papritur që pushtoi Ligën Premier – e kishin në klub, por nuk llogaritën në të deri tani

Premier League
Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo - në super formë para Lojërave Olimpike

Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo - në super formë para Lojërave Olimpike

Xhudo
Kalo në kategori