LAJMI I FUNDIT:

​LDK e konsideron antikushtetues vendimin e presidentes Osmani për mosdekretim të Isufajt

​LDK e konsideron antikushtetues vendimin e presidentes Osmani për mosdekretim të Isufajt
Foto: Arkiv

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj e ka vlerësuar antikushtetues vendimin e presidentes Vjosa Osmani për të mos dekretuar Blerim Isufaj në pozitën e kryeprokurorit.

Selmanaj në seancën e sotme plenare të Kuvendit, tregoi disa nga arsyet që sipas tij janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.


“Shprehi shqetësimet për veprimet dhe qasjen kundër kushtetuese të presidentes së vendit me rastin e mos emërimit të kryeprokuror të vendit. Ajo dëshmoi se për 18 muaj ka abstenuar me ushtrimin e detyrimeve që i ka me Kushtetutën e Kosovës…Presidentja e vendit e ka lënë vendin për 18 muaj pa kryeprokuror, përkatësisht institucionin e pavarur që ka autoritet dhe përgjegjësi për ndjekjen penale për 1 vit e më shumë. Çështja e dytë vendimi i presidentes për mos emërimin e kandidatit të propozuar nga KPK-ja bie ndesh me nenin 84 paragrafi 17 i Kushtetutës së Kosovës. Sipas këtij neni kompetencat e presidentes për emërim dhe shkarkim kufizohen vetëm në aspektin ceremonial”, tha ai.

Mirëpo, deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi, arsyetoi vendimin e presidentes Osmani, derisa tha se ajo nuk mund të legjitimonte një proces të diskredituar.

“Me këtë veprim presidentja natyrisht se nuk mund të dekretonte dhe legjitimonte një proces të diskredituar dhe po ashtu të një personi të diskredituar. Presidentja po e mbron ligjshmërinë, kushtetutshmërinë. Prokuroria Speciale duhet të tregoj pse i kanë bërë presion prokurorit paraprak që t’i hiqet fletë arresti Radonjiqiqit”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori