Lazio dhe Juventus do ta zhvillojnë derbin e xhiros së shtatë në elitën e futbollit italian Serie A.

Dy skuadrat nuk e kanë nisur mirë këtë edicion, pasi Lazio ka tri fitore, një barazim dhe dy humbje ku ka grumbulluar 10 pikë.


Ndërkohë Juventus pas gjashtë ndeshjeve të para ka tri fitore dhe tri barazime duke mos pësuar ende humbje me 12 pikë të tubuara.

Lacialët kanë mungesa të theksuara me lëndime dhe me lojtarë të prekur nga Covid-19.

Thomas Strakosha, Ciro Immobile, Stefan Radu e Lulic nuk do të jenë në dispozicion të Inzaghit për këtë takim.

Në anën tjetër te kampioni në fuqi mungojnë Alex Sandro, Giorgio Chiellini, Aaron Ramsey e Matthijs de Ligt.

5f9bdc1f77763

Ylli nga Kosova, Vedat Muriqi pritet të jetë në krye të sulmit të Lazios së bashku me Correan.

Trajneri Inzaghi pritet t’i besojë formacionit të tij 3-5-2, teksa Andrea Pirlo për këtë takim do të luaj me 4-4-2, me Ronaldon e Moratan në sulm.

Formacionet e mundshme:

homecrowd formation kGR9hxEzU7WPf5UvpIJb

Lazio: Reina; Felipe, Acerbi, Hoedt; Marusic, Milinkovic-Savic, Parolo, Luis Alberto, Fares; Muriqi, Correa

homecrowd formation h8DiJuHjyjRcdzQWEc2Z

Juventus: Szczesny; Cuadrado, Bonucci, Demiral, Danilo; Kulusevski, Bentancur, Rabiot, Bernardeschi; Morata, Ronaldo /Telegrafi/

telegrafi sport app