LAJMI I FUNDIT:

Lautaro synon t’i fitojë të gjithë trofetë me Interin, godet edhe Juventusin për lojën që bëjnë

Lautaro synon t’i fitojë të gjithë trofetë me Interin, godet edhe Juventusin për lojën që bëjnë

Lautaro Martinez ka vazhduar shkëlqimin edhe këtë fundjavë, duke realizuar gol në fitoren e madhe të Interit në udhëtim te Lazio 0-2.

Kapiteni i Nerozzurëve po e udhëheq skuadrën e tij drejt titullit kampion, pasi tani kanë katër pikë më shumë se Juventusi dhe po kryesojnë në Serie A.


Sulmuesi argjentinas ka folur pas fitores së Lazios, derisa ka thënë se nuk mendojnë fare për Juventusin, duke e goditur Zonjën e Vjetër se nuk luan futboll të bukur.

Inzaghi flet pas fitores së madhe në Olimpico, zbulon edhe kundërshtarin që dëshiron të ndeshet në Ligën e Kampionëve
Lexo po ashtu Inzaghi flet pas fitores së madhe në Olimpico, zbulon edhe kundërshtarin që dëshiron të ndeshet në Ligën e Kampionëve

“Çfarë folëm me shokët pas barazimit me Juventus? Asgjë, ne mendojmë vetëm për veten tonë. Juventusi ka fituar ndeshje duke mos luajtur mirë, por janë aty pranë nesh”, deklaroi Lautaro.

Tutje sulmuesi argjentinas tha se objektivi i tyre është të fitojnë të gjithë trofetë ku janë në garë.

Marcus Thuram tregon sekretin e formës së jashtëzakonshme të Interit
Lexo po ashtu Marcus Thuram tregon sekretin e formës së jashtëzakonshme të Interit

“Tani po rritemi të gjithë së bashku si skuadër në fushë, por edhe jashtë saj. Shkojmë të gjithë në një drejtim duke luftuar për objektivin tonë që është ai i të fituarit gjithçka”, u shpreh Lautaro.

26-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 22 ndeshje në të gjitha garat ku ka realizuar 17 gola dhe ka asistuar në katër të tjerë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës

Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës

La Liga
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Ndërkombëtare
Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga

Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga

Ligat tjera
Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Ndërkombëtare
Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë

Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë

La Liga
Kalo në kategori