LAJMI I FUNDIT:

Lautaro Martinez: Më pëlqejnë Serie A dhe La Liga, ëndërroj të luaj me Messin

Lautaro Martinez: Më pëlqejnë Serie A dhe La Liga, ëndërroj të luaj me Messin
Lautaro Martinez gjatë ndeshjes mes Racing Club dhe Huracan (Getty Images)

Objektivi i Interit, Lautaro Martinez ka pranuar se i pëlqen liga spanjolle dhe ajo italiane, por shtoi se dëshiron të fitoj Copa Libertadores me Racing Club dhe pastaj të largohet drejt Evropës.

Sulmuesi i talentuar argjentinas pritet të nënshkruajë për Nerazzurrët në verë, por deri më tani asnjë marrëveshje nuk është shpallur dhe vetë lojtari ka deklaruar se asgjë nuk është nënshkruar, por shtoi se objektivi i tij është luaj në Evropë.


“Objektivi im është të luaj në Evropë”, ka thënë fillimisht Martinez për AS Argentina.

Martinez: Nuk kam nënshkruar me Interin, në qershor vendosi për klubin e ardhshëm
Lexo po ashtu Martinez: Nuk kam nënshkruar me Interin, në qershor vendosi për klubin e ardhshëm

“Do të ishte mirë të rritesha dhe të vazhdoj të mësoj. Kur kam marrë oferta në të kaluarën kam preferuar të qëndroj dhe të vazhdoj të mësoj”.

 Martinez  duke festuar një gol të tijin me Racing Club (Getty Images)

“Kam mbajtur atë që kam premtuar, kam rinovuar kontratën time dhe dua të fitoj Copa Libertadores”.

“Pas kësaj ne do të shohim, më pëlqen liga spanjolle dhe ajo italiane dhe e di që do të përshtatem mirë atje, më pëlqen shumë”, përfundoi argjentinasi.

Presidenti i Racing: Lautaro Martinez do t'i bashkohet Interit
Lexo po ashtu Presidenti i Racing: Lautaro Martinez do t'i bashkohet Interit

Martinez gjithashtu foli edhe për Kupën e Botës, ku tha se shpreson që të ftohet nga Kombëtarja, teksa theksoi se inspirimi i tij është Lionel Messi, me të cilin ëndërron të luaj.

Por, sulmuesi i talentuar gjithashtu shtoi se mëson shumë edhe nga Sergio Aguero dhe Gonzalo Higuain, dhe përpiqet të mësoj nga të gjithë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori