LAJMI I FUNDIT:

Martinez: Nuk kam nënshkruar me Interin, në qershor vendosi për klubin e ardhshëm

Martinez: Nuk kam nënshkruar me Interin, në qershor vendosi për klubin e ardhshëm
Lautaro Martinez (Getty Images)

Lautaro Martinez përsëri ka mohuar se ai premtoi të ardhmen e tij ndaj Interit, duke thënë se nuk ka nënshkruar asgjë me Nerazzurrët.

Sensacioni argjentinas 20-vjeçar po luan në mënyrë të rregullt dhe po shënon shumë gola në Argjentinë, përfshirë edhe Copa Libertadores.


Por, raportet për një marrëveshje para-kontrate me Interin janë mohuar nga Martinez, i cili ka thënë se në qershor do të marr vendimin për të ardhmen e tij.

Presidenti i Racing: Javën e ardhshme finalizohet shitja e Martinezit
Lexo po ashtu Presidenti i Racing: Javën e ardhshme finalizohet shitja e Martinezit

“E di që do të qëndroj në Racing deri në qershor, pastaj pas kësaj do të marrim vendimin më të mirë për mua”, ka thënë fillimisht Martinez për TNT Sports.

 Martinez duke festuar një nga golat e shumtë me Racingun (Getty Images)

“I premtova Presidentit se do të rinovoj kontratën time dhe do të qëndroj deri në gjysmën e vitit. Kam premtuar se do të rritja klauzolën e lirimit. Çdo gjë që premtoja, unë e mbajta”.

“Unë do të shkoj të luaj aty ku ndihem më i qetë”.

Garë e ashpër për Martinez, talenti argjentinas mbërrin në Evropë
Lexo po ashtu Garë e ashpër për Martinez, talenti argjentinas mbërrin në Evropë

“Nuk kam nënshkruar një marrëveshje para-kontratë me askënd. Ka shumë klube që tregojnë interes, por agjenti im kujdeset për këtë”.

“Unë duhet të mbetem i përqendruar në Racing, pasi kam përgjegjësi të madhe në shpatullat e mia. Dua ta mbaj këtë klub 100 për qind në mendimet e mia”, përfundoi argjentinasi. /Telegrafi/