Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez pranon se i ka munguar Romelu Lukaku dhe tani ndihet i lumtur që ai është kthyer.

Lukaku u kthye në Giuseppe Meazza në formë huazimi nga Chelsea, dhjetë muaj pas transferimit të tij prej 113 milionë eurosh në Stamford Bridge.

Ai nuk kishte arritur të justifikonte çmimin e tij në Londër, duke shënuar vetëm 15 gola në 44 paraqitje me Blutë, por te Interi u vërejt mungesa e tij.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu”, Lukaku zbret në Milano, gati testet mjekësore dhe nënshkrimi me Interin “Jam shumë i lumtur që jam këtu”, Lukaku zbret në Milano, gati testet mjekësore dhe nënshkrimi me Interin

“Jam i lumtur që ai është kthyer, më ka munguar”, ka thënë fillimisht Lautaro për Cronache di Spogliatoio.

“Tifozët e Interit janë të veçantë”, vazhdoi sulmuesi argjentinas.

Reklama

“Ndihem me fat sepse edhe tifozët nga klubet e tjera më lavdërojnë, që do të thotë se futbolli mund të vazhdojë pa pasur nevojë të debatohet”.

Reklama

“Unë argëtohem shumë me Marcelo Brozovic dhe Nicolo Barella. Janë si dinamit. Bëjmë shaka brenda zhveshtores. Ato mbeten private, por më bëjnë të qesh kaq shumë”, përfundoi “El Toro”.

Lautaro ka zgjatur së fundmi kontratën e tij me Interin deri në qershor 2026. Pavarësisht mungesës së Lukakut, ‘El Toro’ shënoi 25 gola në 49 paraqitje në të gjitha garat me Nerazzurrët në sezonin 2021-22.

Në përgjithësi, ai ka shënuar 74 gola në 179 ndeshje me gjigantët e Serie A që nga transferimi i tij prej 25 milionë eurosh nga Racing Club në verën e 2018. /Telegrafi/

Reklama