Laura Fazliu ka arritur të shkoj në finalen e Kampionatit Evropian.

Xhudistja nga Kosova është duke pasur një ditë fantastike, pasi ka arritur deri në finalen e evropianit në kategorinë deri më 63 kilogramë.

Në luftën e parë Fazliu fitoi ndaj izraelites Kerem Primo.

Pas saj ajo e mposhti britanikën Lucy Renshall, derisa në çerekfinale triumfoi ndaj xhudistës çeke Renata Zachova.

E në gjysmëfinalen e madhe, FAzliu mposhti spanjollen Cristian Cavana Perez.

Tanimë Fazliu ka siguruar medalje evropiane, derisa në finale do të luftojë për të artën ndaj Gemma Howell.  /Telegrafi/