LAJMI I FUNDIT:

Largoni të gjitha kabllot e padëshirueshëm, që zënë hapësirë dhe nuk duken mirë

Largoni të gjitha kabllot e padëshirueshëm, që zënë hapësirë dhe nuk duken mirë

Të gjithë atyre që teknologjia iu bëhet pjesë e jetës, shpërndara e kabllove është e pashmangshme.

Megjithëse jemi në vitin 2019 dhe teknologjia është avancuar në masë të madhe, përfshirë edhe largimin e kabllove, është e pamundur që të largohen të gjitha, transmeton Telegrafi.

Derisa, mos përshtatja e ndërtimeve të vjetra, që kanë shumë më pak priza, me pajisjet moderne të ditëve të sotme, i shtojnë kabllot.

Pasi që sistemi i shumëpritur me të gjitha pajisjet wireless nuk do të arrijë kurrë, atëherë sigurohuni se nuk e shkëputni ndonjë kabllo dhe provoni këto teknika nëse doni t’i largoni.

Mundohuni që shumicën e pajisjeve t’i keni pa tela

Tingëllon si e pamundur, por në të ardhmen fokusohuni në këto pajisje, që po popullarizon në masë të madhe. Kur keni disa pajisje, lidhini në të njëjtin rrjet dhe në të gjitha do të keni dokumentet dhe të dhënat e njëjta.

Andaj, ato nuk do të lëvizen, duke bërë që kablloja të fshihet njëherë dhe të mos duket më. Përdorimi i Wifi dhe Bluetooth, ndihmon shumë në këtë aspekt.

Në treg, po shiten edhe mbushës të fuqishëm, që mund të mbushë deri në tri pajisje në të njëjtën kohë, gjë që e lehtëson shumë largimin e kabllove.

Shfrytëzoni kutitë

Kur të keni fshehur sa keni mundur kabllot, vazhdojnë t’ju mbesin zgjatime, me të cilat duhet të merreni. Atëherë, provoni kuti të ndryshme, varësisht nga pozita dhe madhësia e hapësirës, vendosni kuti, brenda së cilës i futni pjesët e tepërta të kabllove.

Këto kuti mund t’i punonin vet, por ka edhe në treg kuti special me hapje në të dy anët, për depërtimin e tyre. Në të njëjtën kohë, kjo i mbron kabllot nga prekja e fëmijëve apo kafshëve të shtëpisë.

Lidhni kabllot

Kur janë shumë kabllo që shkojnë në të njëjtin drejtim, do ishte mirë që t’i lidhni, kështu duken më të rregulluara, si dhe më sigurt për ecje dhe shmangie të ngatërrimit në mesin e tyre. Mund të duket sikur një zgjidhje e vjetër, por është mënyra më e re që të merreni me këtë problem modern.

Blini telat special dhe kushtojini pak minuta këtij problemi, që ta keni shumë më të lehtë menaxhimin e tyre. Por, mos i shtrëngoni shumë, sepse mund t’ju nevojitet ndonjëherë, që ta largoni ndonjë prej kabllove.

Jashtë pamjes, jashtë mendjes

Ngjitini kabllot e padëshirueshme, mund të jetë një mënyre e mirë që të mos i shihni dhe as të mos iu shkojnë nëpër mendje.

Duket si metodë e tejkaluar dhe jo e përshtatshme, por nëse keni shumë kabllo që iu duken, sigurohuni cilat prej atyre që vijnë nga pajisjet që nuk do t’ju nevojiten për një kohë dhe ngjitini për pjesën e poshtme të tavolinës.

Mund t’i ngjitni edhe për pjesët e pasme të ndonjë objekti të qëndrueshëm, apo edhe t’i mbuloni me ndonjë tepih. Kur nuk i shihni, ka mundësi që edhe problemi juaj të jetë zgjidhur. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Sora e OpenAI u jepet artistëve dhe kineastëve për herë të parë – ja disa nga videot më të mira që krijuan ata

Sora e OpenAI u jepet artistëve dhe kineastëve për herë të parë – ja disa nga videot më të mira që krijuan ata

Teknologji
Apple u jep më shumë liri përdoruesve të iPhone me iOS-18

Apple u jep më shumë liri përdoruesve të iPhone me iOS-18

Teknologji
Arabia Saudite prezanton robotin humanoid “femër” – është e programuar të mos flet për seks dhe politikë

Arabia Saudite prezanton robotin humanoid “femër” – është e programuar të mos flet për seks dhe politikë

Teknologji
Apple, Meta dhe Google do të hetohen nga BE-ja

Apple, Meta dhe Google do të hetohen nga BE-ja

Teknologji
Nga nesër, vetëm një lloj mbushësi do të përdoret për të gjithë telefonat, tabletët dhe fotoaparatet në BE

Nga nesër, vetëm një lloj mbushësi do të përdoret për të gjithë telefonat, tabletët dhe fotoaparatet në BE

Teknologji
Apple Vision Pro

Apple Vision Pro "shpërthejnë" në mesin e amerikanëve, njerëzit po i bartin në rrugë, vetura, tren dhe gjatë ‘shoppingut’

Teknologji
Kalo në kategori