LAJMI I FUNDIT:

Largimi i Ronaldos dhe transferimi i katër yjeve tjerë mund ta kthejnë Man Utd në pretendentë kryesor për titull sezonin e ardhshëm

Largimi i Ronaldos dhe transferimi i katër yjeve tjerë mund ta kthejnë Man Utd në pretendentë kryesor për titull sezonin e ardhshëm

Manchester Unitedi mund të humbasë lojtarin e tyre kryesor, Cristiano Ronaldon, nëse nuk arrin të rrëmbej njërin nga katër vendet e para në Ligën Premier.

Pra, nëse Djajtë e Kuq humbasin një nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave, ata do të kërkojnë të ‘zhyten’ në tregun e transferimeve për të përmirësuar skuadrën.


Sipas mediumit britanik The Sun, drejtuesit e klubit kanë idetë e qarta në rast të largimit të Ronaldos, pasi synohen katër përforcime.

Mesfushori i Leeds United, Kalvin Phillips është lidhur me një lëvizje të madhe parash në një numër klubesh më të mira evropiane, përfshirë United.

Phillips, objektivi kryesor i Man Utd

I preferuari i Ralf Rangnick, Amadou Haidara po gjurmohet gjithashtu nga Djajtë e Kuq.

Mbrojtësi i Chelseat, Antonio Rudiger, kontrata e të cilit skadon në verë , do të jetë gjithashtu i lirë të lëvizë dhe Unitedi e do në Old Trafford.

Rudiger mund të futet në zemrën e mbrojtjes së bashku me katër herë fituesin e Ligës së Kampionëve, Raphael Varane.

Phillips dhe Haidara mund të krijojnë një partneritet të mrekullueshëm në mesfushë, duke zëvendësuar dyshen aktuale, Fred dhe Scott McTominay.

Marcus Rashford mund të jetë në krye të sulmit me Ronaldon që lidhet me një largim nëse United nuk arrin të hyjë në top katërshe.

Ronaldo mund të largohet nga Man Utd në fund të sezonit

Anthony Elanga mund të ketë më shumë minuta për të bërë përshtypje sezonin e ardhshëm, pasi shënoi golin e tij të parë në Ligën Premier kundër Brentford.

Jadon Sancho gjithashtu mund të gjej veten si titullar në sezonin e tij të dytë me klubin, duke luajtur nga krahu i djathtë i sulmit, ndërsa Bruno Fernandes do të vepronte si sulmues i dytë apo mesfushor me tipare sulmuese.

Përndryshe, Aaron Wan-Bissaka mund të lëshoj vendin e mbrojtësit të djathtë për Diogo Dalot.

Unitedi mund të kërkojë gjithashtu të nënshkruajë me Declan Rice nga West Ham.

Ai mund t’u kushtojë Djajve të Kuq mbi 100 milionë euro, por nëse ai dhe Phillips mund të rikrijojnë partneritetin e tyre nga Euro 2020, do t’ia vlente për Unitedin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

La Liga
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ligat tjera
Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

La Liga
Kalo në kategori