LAJMI I FUNDIT:

Largimi i Contes i kushton Chelseat hiq më pak se 10 milionë euro – Epoka Abramovich ka shpenzuar 102 milionë euro për shkarkimin e trajnerëve

Largimi i Contes i kushton Chelseat hiq më pak se 10 milionë euro – Epoka Abramovich ka shpenzuar 102 milionë euro për shkarkimin e trajnerëve

Chelsea e ka larguar Antonio Conten. Largimi i trajnerëve nuk është një risi nga Roman Abramovich, pasi që preja ardhjes së tij janë larguar nëntë trajner, duke dashur të paguajë dëmshpërblim 90 milionë funte (102 milionë euro).

Tashmë është zyrtare dhe Conte pas shumë muajsh spekulime është larguar nga posti i trajnerit te Chelsea.


Edhe pse e kishte fituar Ligën Premier që në sezonin e tij të pare me Chelsea, italiani nuk doli mirë në sezonin e dytë.

Antonio Conte (Getty Images)

Maurizio Sarri pritet ta zërë vendin e tij,  pasi edhe ai është larguar para një muaji nga Napoli.

Fakti tronditës ishte se Conte u largua vetëm pas 48 pasi e filloi punën  për sezonin e tretë.

Zyrtare: Chelsea konfirmon shkarkimin e Contes
Lexo po ashtu Zyrtare: Chelsea konfirmon shkarkimin e Contes

Kjo ishte lëvizje  e qëlluar e trajnerit italian, pasi ai nuk u largua me vetë dëshirë dhe shkarkimi do t’i kushtojë Chelseat hiq më pak se 9 milionë funte (10 milionë euro).

Jose Mourinho, dy herë i larguar (Getty Images)

Por kjo nuk është çudi, është zakon i Roman Abramovich, i cili prej ardhjes se tij ka larguar nëntë trajnerë.

Në fakt Chelseat i kanë kushtuar largimet e trajnerëve 89.3 milionë funte (102 milionë euro).

Roberto Di Mateo, që se solli Championsin (Getty Images)

Jose Mourinho ishte i pari në vitin 2007, ku mori 18 milionë funte, ndërsa në vitin 2015  më pak, diku 9.5 milionë funte.

Luiz Filipe Scolari (£12.6m), Andre Villas-Boas (£12m) dhe Roberto Di Matteo (£10.7m), janë të tjerët që i kanë kushtuar klubit mbi 10 milionë funte.

Luis Felipe Scolari, kur drejtonte Chelsea (Getty Images)

Avram Grant, Claudio Ranieri dhe Carlo Ancelotti, po ashtu kanë përfituar miliona nga shkarkimet. /Telegrafi/  

Trajnerët e shkarkuar 

Në trend Sport

Më shumë
Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Liga e Kampionëve
Goli në gjysmëfinale ndaj Realit, Harry Kane thyen një rekord të dy legjendave angleze

Goli në gjysmëfinale ndaj Realit, Harry Kane thyen një rekord të dy legjendave angleze

Bundesliga
Kalo në kategori