LAJMI I FUNDIT:

Laporta pyetet lidhur me interesimin për Haaland në të ardhmen dhe sqaron situatën për Bernardo Silva

Laporta pyetet lidhur me interesimin për Haaland në të ardhmen dhe sqaron situatën për Bernardo Silva
(Foto: AP/Sky Sports)

Joan Laporta është pyetur nëse Erling Haaland mund të rikthehet në radarin e Barcelonës në të ardhmen.

Katalunasit ishin përmendur ndër destinacionet potenciale të sulmuesit norvegjez, gjatë kohës sa ishte te Borussia Dortmundi.

Mirëpo, derisa pritej që 22-vjeçari të nënshkruante kontratë të re me klubin gjerman, ndërhyri Manchester City për ta siguruar transferimin e tij dhe tashmë ai i ka realizuar 27 gola në 21 paraqitje me kampionin anglez.

(Foto: Getty Images)

Nëse Haaland do të ishte sërish në dispozicion, atëherë padyshim se shumë klube do t’i dëshironin shërbimet e tij, prandaj gazetarët e Cadena Ser e kanë pyetur Laportan për veprimin eventual të Barcës në atë rast.

“Sa i përket Haalandit, të shohim se çfarë do të bëjë te City. Ne aktualisht e kemi (Robert) Lewandowskin”, është shprehur kreu i Blaugranëve.

Njëherësh, ai ka sqaruar se spekulimet për një transferim të shtrenjtë të fubtollistit tjetër të Cityt, Bernardo Silva, nuk janë të vërteta.

“Ne nuk do të paguajmë 80 milionë euro për Bernardo Silvan. Kjo është e sigurt”, ka shtuar Laporta. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA hap procedurë disiplinore ndaj Shqipërisë pas ndeshjes me Italinë

UEFA hap procedurë disiplinore ndaj Shqipërisë pas ndeshjes me Italinë

Kombëtarja e Shqipërisë
Shqiptarët dhe serbët u përleshën në qendër të Gelsenkirchen

Shqiptarët dhe serbët u përleshën në qendër të Gelsenkirchen

Përfaqësueset
Anglia në epërsi ndaj Serbisë - gol dhe rekord për Jude Bellingham

Anglia në epërsi ndaj Serbisë - gol dhe rekord për Jude Bellingham

Përfaqësueset

"Chiesa dhe Barella mund të luanin edhe në 2006-tën, Dimarcon do ta zëvendësoja menjëherë" - Totti flet pas ndeshjes me Shqipërinë

Përfaqësueset
Përzgjedhësi i Holandës, Ronald Koeman, neveriti tifozët e futbollit pasi u kap duke futur gishtin nga hunda në gojë

Përzgjedhësi i Holandës, Ronald Koeman, neveriti tifozët e futbollit pasi u kap duke futur gishtin nga hunda në gojë

Përfaqësueset
Real Madridi fut në listën e dëshirave sensacionin e Serie A  - ai kushton 30 milionë euro

Real Madridi fut në listën e dëshirave sensacionin e Serie A - ai kushton 30 milionë euro

La Liga
Kalo në kategori