LAJMI I FUNDIT:

Lansohet paralajmërimi për “The Irishman”, ku luajnë De Niro, Al Pacino e Joe Pesci

Lansohet paralajmërimi për “The Irishman”, ku luajnë De Niro, Al Pacino e Joe Pesci
Robert De Niro dhe Al Pacino (Foto: Carlos Alvarez/Getty Images/Guliver)

Është publikuar paralajmërimi i dramës së shumëpritur biografike “The Irishman”, në të cilën do t’i shohim legjendarët Robert De Niro, Al Pacino, Harvey Keitel, Joe Pesci e Bobby Cannavale – duke luajtur mafiozët e klasit të parë.

Filmi është i bazuar në librin “I Heard You Paint Houses” të autorit Charles Brandt, në të cilën tregimi për zhdukjen e udhëheqësit të sindikatës, Jimmy Hoffa, është paraqitur nga perspektiva e vrasësit të tij, irlandezit Frank Sheeran.

Filmbërësi legjendar, Martin Scorsese, e ka bërë regjinë e këtij filmi, ndërsa skenarin e ka përshtatur Steven Zaillian.

Ky do të jetë filmi më i shtrenjtë i Scorseses, duke qenë se ngjarja është e vendosur në dy periudha, ashtu që karakteret e Robert De Niro, Al Pacinos e Joe Pescit do të përpunohen në mënyrë digjitale.

Për nevojat e filmit, De Niro duhet të duket si 30 vjeçar, ndërsa për ta realizuar këtë do të përdoren efekte të ngjashme me ato në filmin “The Curious Case of Benjamin Button”.

Pikërisht De Niro do ta luajë rolin e Frank Sheeran, vrasësin e paguar që punon për mafinë, i cili është i lidhur me vrasjen e Jimmy Hoffa që portretizohet nga Al Pacino.

Lajmet për The Irishman
Lexo po ashtu Lajmet për The Irishman

Joe Pesci luan rolin e Russell Bufalino me origjinë nga Sicilia, misioni i të cilit është që ta bashkojë bregun lindor në organizatën Cosa Nostra. Kundërshtari i tij është Harvey Keitel, të cilin e portretizon Angelo Bruno. Në ngjarje përfshihet edhe Bobby Cannavale në rolin e gangsterit njujorkez, Joe Gallo.

Në këtë film luajnë edhe Anna Paquin, Ray Romano, Jack Huston, Stephen Graham dhe shumë të tjerë.

“The Irishman” është prodhuar tërësisht nga Netflix, ndërsa filmi do të jepet premierë në vjeshtën e këtij viti. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Efekti i Kate Middleton: Vizitat në faqet e këshillave për kancerin dhe të NHS-së u rritën pesëfish pas deklarimit të diagnozës nga Princesha

Efekti i Kate Middleton: Vizitat në faqet e këshillave për kancerin dhe të NHS-së u rritën pesëfish pas deklarimit të diagnozës nga Princesha

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina

"O vdiqa krejt" - Ilnisa Agolli e provokon Meritonin me të pasmet e ekspozuara

Magazina
Rita Ora vazhdon të shënojë sukses në Amerikë, ndërsa pëlqehet paraqitja e saj në

Rita Ora vazhdon të shënojë sukses në Amerikë, ndërsa pëlqehet paraqitja e saj në "The Masked Singer"

Magazina
Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Magazina
Kalo në kategori