LAJMI I FUNDIT:

Lamine Yamal tregon se po ndjek dietën e Messit, zbulon ndryshime të rëndësishme nga vera e kaluar

Lamine Yamal tregon se po ndjek dietën e Messit, zbulon ndryshime të rëndësishme nga vera e kaluar

Ka pasur ndryshime masive në situatën e Lamine Yamal në Barcelonë nga vera e kaluar e deri më tani. Në atë kohë, ai ishte vetëm në skajet e ekipit të parë, pasi bëri debutimin e tij prillin e kaluar kundër Real Betis – duke u bërë lojtari më i ri i klubit në këtë proces. Që atëherë ai është futur në skuadrën e Xavi Hernandez, ku tani është një lojtar kyç.

Lamine Yamal zbuloi gjithashtu se gjendja e tij fizike ka ndryshuar ndjeshëm gjatë 10-12 muajve të fundit.


Ai pranoi për Mundo Deportivo se ishte vendosur në një plan nga Barcelona, ​​i cili përfshinte shtimin e më shumë peshku në dietën e tij, diçka që bëri edhe Lionel Messi kur depërtoi në Kataluni.

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal
Lexo po ashtu Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

“Kam shtuar rreth katër kilogramë në peshë dhe dy centimetra në gjatësi në vitin 2024. Tani jam 1.81m”, ka thënë fillimisht Lamay për Mundo Deportivo.

“Më parë shkoja me miqtë e mi dhe haja çfarë të doja. Tani, unë ndjek këshillat e klubit. Dhe pi shumë ujë. Përpiqem të ha më shumë peshk, sepse më parë ishte më shumë mish, dhe nga këtu, nuk kam ndryshuar (dietën time)”, përfundoi ai.

Është e qartë se ndryshimet dietike të Lamine Yamal e ndihmuan dukshëm atë të ishte në një nivel shumë të mirë, gjë që ai e ka treguar gjatë muajve të fundit.

Barcelona do të jetë e kënaqur me përparimin e tij dhe do të shpresojë që të vazhdojë për shumë vite në vijim. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Liga e Kampionëve
Notat e lojtarëve, Bayern Munich 2-2 Real Madrid: Shkëlqejnë Kroos dhe Kane

Notat e lojtarëve, Bayern Munich 2-2 Real Madrid: Shkëlqejnë Kroos dhe Kane

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Spektakël në Gjermani, por pa fitues: Real Madridi merr rezultat pozitiv përballë Bayernit në Allianz Arena

Spektakël në Gjermani, por pa fitues: Real Madridi merr rezultat pozitiv përballë Bayernit në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori