LAJMI I FUNDIT:

Lamine Yamal theu dy rekorde në ndeshjen e sotme të Spanjës

Lamine Yamal theu dy rekorde në ndeshjen e sotme të Spanjës

Futbollisti i Barcelonës, Lamine Yamal, u bë lojtari më i ri dhe golashënuesi më i ri në historinë e Spanjës në ndeshjen ndaj Gjeorgjisë, ku La Roya fitoi 7-1.

Yamal zëvendësoi të dëmtuarin Dani Olmo në minutën e 44-të dhe debutoi në moshën 16 vjeç e 57 ditë.


Para tij, rekordmen ishte Gavi, i cili luajti dy vite më parë në moshën 17 vjeç e 62 ditë.

Yamal shënoi një gol në fund të lojës për 7-1 dhe kështu u bë golashënuesi më i ri spanjoll ndonjëherë dhe golashënuesi më i ri në historinë e kualifikimeve evropiane.

Sa i përket futbollit kombëtar evropian, Yamal është debutuesi i katërt më i ri.

Para tij janë norvegjezi Martin Odegaard (15 vjeç e 254 ditë), turku Enes Sali (15 vjeç e 266 ditë) dhe Vincent Thill nga Luksemburgu (16 vjeç e 51 ditë).

Yamal, i cili mund të luajë të gjitha pozicionet sulmuese, deri më tani ka luajtur pesë ndeshje për ekipin e parë të Barcelonës dhe ka regjistruar dy asistime. /Telegrafi/