Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Redsat vazhduan në garën e dytë për nga rëndësia, ku do të ndeshen me Besiktasin.

“Kemi pritur gjatë që të merrnim pjesë në Ligën e Kampionëve, prandaj donim të qëndronim më shumë. Mirëpo, nuk luajtëm mirë asokohe në Ligën e Kampionëve”.


“Nëse do të arrinim të kualifikoheshim, kushedi se çfarë do të ishim në gjendje të bënim tash”.

“Aktualisht po luajmë në maksimumin tonë sërish. Jemi në Europa League dhe është garë që do të përpiqemi ta fitojmë”, ka deklaruar Lambert për Liverpool Echo. /Telegrafi/

telegrafi sport app