Los Angeles Lakers kanë vazhduar me formën e mrekullueshme në NBA.

Skuadra e trajnerit Luke Walton ka marrë edhe fitoren e katërt radhazi në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Lakers arritën të triumfojnë në udhëtim te Miami Heat me rezultat të thellë 131-113.

Çereku i parë i takoi vendasve 36-33 por në të dytin Lakers bën kthesën e madhe duke e mbyllur me rezultat 26-40.

Deri në fund të ndeshjes LA administroi mirë lojën duke ruajtur epërsinë e krijuar nga çerekun i dytë.

Fundori Isiah Thomas ishte më meritori për këtë fitore pasi shkëlqeu me 29 pikë, gjashtë asistime e katër kërcime.

Kyle Kuzma (Photo: LA Lakers/Twitter)

Paraqitje të mirë tek mysafirët pati edhe Julius Randle me 25 pikë e gjashtë kërcime si dhe Brandom Ingram që shtoi 19 të tjera.

Dwayne Wade shënoi 25 pikë e Goran Dragic 19 të tjera te vendasit por që nuk mjaftuan për fitore.

Fitorja ndaj Heat ia shton shpresat skuadrës nga Kalifornia për ta arritur pozitën e tetë në Perëndim që do t’i dërgonte në ‘Play-Off’.

Ndërkohë nën kampioni i NBA, Cleveland Cavaliers është befasuar në shtëpi nga Philadelphia 76era duke humbur me 11 pikë diferencë 97-108.

JJ Redick ishte më meritori për këtë fitore të mysafirëve me 22 pikë të shënuara.

Me paraqitje të mirë te Sixers u dalluan edhe të përhershmit Ben Simmons që shtoi 18 pikë dhe Joel Embiid me 17 të tjera e që pati edhe 14 kërcime.

Pas kësaj fitore Sixers është ngritur në pozitën e gjashtë në Lindje ndërsa Cavs mbetën në të tretën. /Telegrafi/

Rezultatet:

Miami Heat – Los Angeles Lakers 113-131

Cleveland Cavaliers – Philadelphia 76ers 97 – 108

Sacramento Kings – Brooklyn Nets 116 – 111

Portland Trail Blazzers – Minnesota Timberwolves 108 – 99