Lajm i mirë për Liverpoolin - Salah stërvit me klubin, mund të luaj ndaj Cityt


Liverpooli ka marrë një lajm pozitiv para takimit të së martës me Manchester City pasi Mohamed Salah është kthyer në stërvitje.
Ylli egjiptian u largua nga loja në fitoren 3-0 të Reds ndaj City në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve në Anfield pas një dëmtimi në ijë në fillim të pjesës së dytë.
Ai më pas nuk u ftua fare për përplasjen e së shtunës në kampionat ndaj Evertonit, duke rritur frikën se golashënuesi më i mirë në Ligën Premier këtë sezon do të humbasë ndeshjen e kthimit në stadiumin Etihad.
Por, tani duket se nënshkrimi i verës nga Roma do të jetë në dispozicion të Jurgen Klopp pasi ai është kthyer në stërvitje me skuadrën.

Salah ka shënuar 38 gola në 41 paraqitje që nga ardhja e tij në Merseyside nga Roma, si dhe ka dhuruar plot 13 asistime duke u bërë ylli kryesor i skuadrës.
Goli i tij i fundit hapi rezultatin kundër Cityt, me Alex Oxlade-Chamberlain dhe Sadio Mane që shtuan epërsinë për të vënë në kontroll fitoren ndaj Qytetarëve.






































