LAJMI I FUNDIT:

Lajçak në Romë, ndër temat kyçe edhe dialogu Kosovë-Serbi

Lajçak në Romë, ndër temat kyçe edhe dialogu Kosovë-Serbi

Miroslav Lajçak, emisar i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, ka zhvilluar një sërë takimesh me zyrtarë të lartë italianë gjatë vizitës në Romë.

Tema e  diskutimi ka qenë dialogu Kosovë-Serbi, që lehtësohet nga Brukseli zyrtar.


Pas kësaj vizite Lajçak ka thënë se do të niset për në Maltë.

“Diskutuam për zhvillimet e fundit në Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, çështjet më të gjera rajonale dhe hapat e ardhshëm në muajt e ardhshëm”.

Lajçak u takua sot me Fabrizio Saggio, këshilltar Diplomatik i Italisë, Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm në  Ministrinë e Punëve të Jashtme, Carlo Lo Cascio dhe drejtorin e Adriatikut dhe Ballkanit Andrea Cascone.

“Jam mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë dhe koordinimin e ngushtë në përpjekjet tona të përbashkëta. Nga Roma, nesër do të nisem për në Maltë për një seri tjetër konsultimesh të rëndësishme”, ka thënë Lajçak përmes një postimi në Facebook.

Ai ka treguar edhe për pjesën tjetër të agjendës së tij, duke përfshirë edhe konferencën e Sigurisë së Mynihut.

Ai ka theksuar nevojën urgjente për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke shtuar se “ky normalizim është thelbësor për stabilitetin e rajonit, zhvillimin ekonomik dhe përparimin drejt Bashkimit Evropian”.

Emisarët shtojnë presionin, Kosovës e Serbisë u kërkohet që të zbatojnë marrëveshjen e Ohrit
Lexo po ashtu Emisarët shtojnë presionin, Kosovës e Serbisë u kërkohet që të zbatojnë marrëveshjen e Ohrit

“Në fillim të kësaj jave, ndërsa isha ende në Bruksel, mirëprita Dora Bakoyannis, Raportuese për Komisionin e Çështjeve Politike të PACE, në selinë tonë. Kemi shkëmbyer ide për punët tona përkatëse. E informova për dialogun Beograd-Prishtinë dhe ajo më informoi për punën e saj në muajt e fundit”.

“Pjesa më intensive e javës së kaluar ishte padyshim Konferenca vjetore e Sigurisë në Mynih të fundjavës së kaluar. Kam marrë pjesë në ngjarje të shumta të fokusuara në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë një panel diskutimi publik për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, ku theksova nevojën urgjente për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ky normalizim është thelbësor për stabilitetin e rajonit, zhvillimin ekonomik dhe përparimin drejt Bashkimit Evropian”.

“Përtej sesioneve zyrtare, Konferenca e Sigurisë së Mynihut ofroi gjithashtu një platformë të vlefshme për t’u lidhur me partnerë, kolegë dhe miq nga e gjithë bota. Këto ndërveprime janë thelbësore për të ndjerë pulsin mbi zhvillimet më të fundit në rajone të ndryshme të botës dhe për të formuar opinione për çështje komplekse globale”, ka shkruar tutje Lajçak./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Kalo në kategori