Lady Gaga zbuloi se ajo kishte veshur një fustan antiplumb kur perfomoi në inaugurimin e presidentit Joe Biden më 20 janar 2020.
Superylli 35-vjeçar foli për marrjen e masave paraprake shtesë në një intervistë për “British Vogue” ku foli për ‘frikën’ që ndjente kur Donald Trump ishte president.
Duke e quajtur performancën e saj në inaugurimin e 59-të presidencial “një nga ditët më krenare të gjithë jetës sime”, ajo zbuloi se fustani mahnitës i ngjyrës blu dhe i kuq që kishte veshur nga marka “Schiaparelli” ishte me masa sigurie.
Ylli i “House of Gucci” foli për ndikimi në karrierën e saj të kënduarit në inaugurimin e Presidentit të 46-të të Shteteve të Bashkuara përpara se të përmendte rastësisht fustanin e saj antiplumb, shkruan DailyMail.
“Kjo duhet të jetë një nga ditët më krenare të gjithë jetës sime. Ashtu si shumë njerëz në Amerikë, unë ndjeva një frikë të thellë kur Trump ishte president, është diçka për të cilën do të jem në gjendje t’u tregoj fëmijëve të mi gjithçka”, tha Gaga.
“Duke kënduar me një fustan Schiaparelli antiplumb. Nuk e di nëse njerëzit e dinë këtë për mua, por nëse nuk do të isha kjo që jam sot, do të kisha qenë një gazetar luftarak. Kjo ishte një nga ëndrrat e mia”, vazhdoi të thoshte ajo.
“Kur isha në kryeqytet, një ditë para inaugurimit, mbaj mend që ecja përreth dhe kërkoja prova të kryengritjes”, shtoi këngëtarja e “Poker Face” për atmosferën e kryeqytetit më 6 janar.
Gaga u ngjit në skenë në inaugurim dhe këndoi pak para se të betohej nënpresidentja Kamala Harris.
Sigurisht që siguria ishte në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave mes gjendjes së trazirave politike, me agjencitë federale të zbatimit të ligjit dhe shërbimin sekret që nisën një mobilizim sigurie që ishte i pari i këtij lloji në historinë e SHBA.
Kryeqyteti i SHBA dhe ndërtesat e tjera federale në Washington, u mbështetën nga 15,000 trupa të gardës kombëtare, si dhe mijëra policë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArtistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie
"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe