Emina Çunmulaj uron bashkëshortin iranian për ditëlindje: Je bërë versioni më i mirë i vetes

Modelja shqiptare që jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Emina Çunmulaj, ka ndarë me ndjekësit një urim të veçantë për ditëlindjen e bashkëshortit të saj, sipërmarrësit iraniano-amerikan Sam Nazarian.
Përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ku shfaqen të përqafuar, Emina i ka dedikuar partnerit fjalë plot dashuri dhe mirënjohje.
“Gëzuar ditëlindjen, dashuria ime. Kam pasur fatin të festoj 16 ditëlindjet e tua me ty dhe mund të them me gjithë zemër se je bërë versioni më i mirë i vetes", u shpreh ajo.

Tutje shtoi: "Gjithmonë duke mësuar, gjithmonë i përulur dhe më i përkushtuar e më i lidhur se kurrë”.
Çifti është prej vitesh së bashku dhe kanë krijuar një familje të bukur me tre fëmijë.
Emina shpesh ndan momente nga jeta e saj familjare në rrjetet sociale, duke treguar se familja mbetet prioriteti i saj më i madh, krahas angazhimeve profesionale.
Në fund të urimit, modelja shprehet mirënjohëse për vitet e kaluara së bashku, duke dëshmuar edhe një herë lidhjen e fortë që ndan me partnerin. /Telegrafi/














































