Të parin konflikt e kishte me Madonnan para vitit 2012.
Por, duket se Lady Gaga ka treguar disponim për të ringjallur armiqësinë me mbretëreshën e pop muzikës, 58 vjeçaren Madonnan.
30 vjeçarja e hitit “Bad Romance” zgjodhi një bluzë tradicionale amerikane, teksa u shfaq në një radio për të promovuar albumin e saj të ri i cili lansohet sonte pas mesnate.
Por, duket se intervista e saj shkoi pak jashtë binarëve, kur nikoqirja Zane Loëe bëri një krahasim të Gagas me Madonnan dhe lidhjeve të tyre me babatë e tyre.
“Është një tjetër artiste që ka jetuar në mënyrë të ngjashme si ti. Duke u bazuar në këtë tregim, që besoj se të përshtatet edhe ty, ti e di se Madonna ka pasur po të njëjtin tregim jetësor, tejet të kujdesshëm për babain. “Papa don’t Preach”, e di se çka po mendoj”, e pyeti prezantuesja Lady Gagan.
Analiza nuk i pëlqeu fare Lady Gagas, e cila menjëherë u përgjigj duke treguar se sa ndryshe ishte ajo prej Madonnas.
“Madonna dhe unë jemi ndryshe. Tash, po thom. Ne jemi shumë ndryshe. Nuk do të bëja një krahasim të tillë dhe nuk dua ta dis respektoj Madonnan, por ajo është një zonjë e mirë, e cila ka pasur një karrierë fantastike, pop ylli më i madh i të gjitha kohërave”, u shpreh Lady Gaga.
Më pas ajo u bë pak më e rëndë në gjykimet e saj për Madonnan, duke thënë se është më e talentuar, shkruan Telegrafi.
“Unë luaj shumë instrumente. I bëj vet këngët e mia. Kaloj ditë të tëra në studio. Jam producente. Shkruaj këngë. Ajo që bëj unë shtë ndryshe”.
“Ekziston spontanitet në punën time. Unë i lejoj vetes të dështoj, i lejoj vetes që të thyhem. Nuk jam e frikësuar nga dobësitë e mia”.
“Nuk e them këtë në mënyrë dis-respektuese. Unë thjesht nuk dua që të krahasohem me askënd, jam kjo dreqin, kjo që jam, dhe kjo jam unë. Jeta ime është krejt tjetër tregim, ashtu sikurse edhe e jotja. Gjëja është se punën me babain e kam lënë prapa, kaq”, deklaroi Gaga.
Konflikti i parë i Lady Gagas dhe Madonnas rrjedh nga viti 2012, kur Madonna akuzoi atëkohë yllin e ri për ri komponimin e këngës “Express Yoursellf” në hitin “Born This Ëay”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëErjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të
"Produksioni doli keq, nuk ishte marrëveshje" - Roberti flet për postimin që u bë viral dhe zbulon 'tradhtinë' që Xhensila ia bëri Besit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak