LAJMI I FUNDIT:

Labinot Tahiri paralajmëron sërish protestë të mërkurën para Qeverisë

Labinot Tahiri paralajmëron sërish protestë të mërkurën para Qeverisë
Labinot Tahiri (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Këngëtari i njohur Labinot Tahiri ka paralajmëruar protestë për masat e reja që janë ndërmarrë ndaj COVID-19 në vend.

Ai vetëm pak orë më parë bëri një shkrim lidhur me këtë – drejtuar Ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemajt, teksa tani shtoi se do të dalë në protestë së bashku me fëmijët e tij.


Sipas tij, protesta do të mbahet të mërkurën para Qeverisë dhe bashkë me të do jetë edhe Shoqata e Gastronomëve.

Më poshtë ua sjellim postimin e plotë të Labit të bërë në rrjetin social, Facebook:

“THIRJE PËR PROTESTË UNË DO TË DAL ME FEMIJÊT E MI, E JU VIPA RRINI NË SHPI PRITNI VENDIME TË CIRKUZAVE QË UA KANË LANË FEMIJET PA BUK.

VIRUSI IKU ÇKA KA TASH MBASE I LEJUAN AJROPLANAT ME ARDH PSE NEVE MOS ME NA LAN.

KJO ËSHTË E QËLLIMSHME.

Do ju kêrkoj juve që të na pêrkrahni në protesten e radhës diten e merkure para QEVERISË SONË TË KOSOVËS!

Monistri Zemaj, ka mbrojtur interesat e atyre që punuan me Laboratorë duke marrur mijera euro , kurse nga ne nuk kanë interesa dhe na kanë ndaluar cdo aktivitet.

Imagjinojeni mos me i lan me punua kafiterite dhe restaurantet dhe plus keni pagua nga 500€ denime dhe prap me ba hajgare me ju qe vetë të punësuar jeni se nuk ua ka bere Qeveria vendet e punes ato që i pati premtua Isa Mustafa, Thaqi e të tjerët!

Ndegjoni mirë, pa dyshim se na kanë shtrirë për muri, veq që punohet një anshëm e me i shkatrrua me mijera biznese nuk e kemi meritua.

Me tregoni sa jeni për protesta unë dhe shoqata e gastronomëve dalim dhe këtë kurrë se bëjë për kengetarë se me kanë lan vetë, por e bej për ju që ju si CLUBE na e keni ba vendin ku ne kemi mujt me punua e me mbajt familjen.

Pra , pêr pronarët e gastronomisë ku i keni larguar nga 10 puntor se paku.

Labi FKSH.

Të merkuren nga ora 10:00 para Qeverisë.

Këtë fëmijë mbaj me buken që ma jep Kosova, nuk dua të ik nga ky vend si pasoj e politikës se keqe që po ikin rinia.

E dua vendin tim dhe punën qe bej me nderë e jo me hajni si disa nga Qeveria.

Edhe ju mbani femijet e juaj, ngrituni ne kembë”.

View this post on Instagram

Ministri historik që ja ka q… nanën artit e kulturës në Kosovë! Dmth VIRUSI ËSHTË ZHDUKUR dhe sëbashku me të është shuar edhe muzika dhe mbrëmjet e natës ku kanë punuar mbi 20.000 të rinjë! Baca i vet po gajlohet për muzikën , po e ruan me një fjalë!! Ky dhe kolegët e tij janë expertë të cilët janë kah e ruajnë tingullin e muzikës, se mos po e prek virusi mbas orës 21:00 e po vdes tingulli krejt, shembull: Qiftelia, Defi, Tupani, Gitarja, Harmonika, besa tash edhe paisjet e DJ etj..! Falemnderit ministër i qiftelisë dhe i defave! Moti është dasht me qenë ti nën udhëheqjen e 'ESTRADËS SË VDEKUR' dhe jetës së natës të 'kafiterive t'falimentuara' , ku i keni lënë me nga 2 puntorë, të cilët kanë mbetur shkrumb e hi, si dikur Hiroshima nga atomi! Ju lumtë, ju jeni ata që e keni "ngritur ekonominë",ku për 10 vite nuk do kthjellet më rinia, ekonomia, e as gastronomia! Nga nesër merrni një vendim; Bubashfabat me i rujt mos po cofin nga muzika, e ndalojeni muziken edhe prej ores 2 të ditës thjesht shpalle gjendje lufte në Kosovë! Bravo Ministër🤝 Me respekt: 🎶 ( nitat e muzikës) FKSH!

A post shared by Labinot Tahiri FKSH✨ (@labinottahiriofficial) on Sep 27, 2020 at 3:01am PDT

/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Diola Dosti dhe Erolld Belegu po shijojnë pushimet e tyre luksoze në Bali të Indonezisë

Diola Dosti dhe Erolld Belegu po shijojnë pushimet e tyre luksoze në Bali të Indonezisë

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina

"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj

Magazina
“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

Magazina
Zhaklin Lekatari dërgon mesazh në Big Brother VIP Albania, mbështet njërin prej banorëve

Zhaklin Lekatari dërgon mesazh në Big Brother VIP Albania, mbështet njërin prej banorëve

Magazina
Skena romantike mes Anxhela Peristerit dhe Atdhe Xharavinës, ish-banori i BBVK-s pjesë e klipit të këngëtares?

Skena romantike mes Anxhela Peristerit dhe Atdhe Xharavinës, ish-banori i BBVK-s pjesë e klipit të këngëtares?

Magazina
Kalo në kategori