LAJMI I FUNDIT:

Labi: S’kam më fytyrë të kërkoj para nga populli

Labi: S’kam më fytyrë të kërkoj para nga populli

Kohëve të fundit është rritur numri i të sëmurëve me leukemi, e shumat për ta shëruar këtë sëmundje janë të pakapshme për shumë kë.

Por, rrjetet sociale dhe të famshmit e kanë lehtësuar sado pak mënyrën e grumbullimit të parave për disa prej tyre pasi që numri i të prekurve nga leukemia është i madh. Rasti i fundit për të cilën edhe janë grumbulluar paratë për shërim, është i Anila Brahajt, vajza nga Prizreni që po vuan nga leukemia akute.

Si shumë raste të tjera, edhe kësaj here Klan Kosova realizoi kronikë për të, e menjëherë pas saj, ndihma për të ishte e madhe. Labinot Tahiri i cili shpesh herë u ka dalë në ndihmë familjeve skamnore dhe të sëmurëve, ishte sërish i pari që nisi për të kërkuar para me anë të llogarisë së tij në Facebook.


Me ndihmën e tij dhe të shumë donatorëve paratë janë bërë dhe tashmë Anila është nisur drejt Turqisë ku edhe do të trajtohet.

Megjithatë, pas gjithë kësaj, këngëtari nga Ferizaji me sa duket nuk do të kërkojë para më nga populli, pasi që sipas tij plani më i mirë kishte me qenë blerja e aparaturave në vendin tonë.

Ai përmes një statusi në Facebook ka kërkuar falje duke thënë se më nuk do të tentojë të kërkojë para edhe po të është vajza e tij në pyetje.

Ky është statusi i plotë i tij:

“Miq të dashur kam një propozim!

Lexoe me vemendje mundesisht është për popullaten tonë.

Do ti lutesha Popullit që ato aparatura për këso raste të semuara e me shuma marramendese që po i deponojmë jasht vendit tonë, më mirë do të na dal llogaria ti shërojme në KOSOVË.

Të punësojm mjek të nivelit të lart që mos të na shkojnë parat në këtë form sepse maroj XHEPI I MERGIMTARËVE DHE I SHQIPTARËVE.

Pasha të madhin Zot, unë përvete nuk kam fytyr më të kêrkoj ato shume të pa kapshme ja 100 mije ja 200 mijë…..!

Unë shpresoj se edhe ministria na ndihmon dhe parat tona sëbashku ti tubojmë e ta dhurojmë dhurat nga POPULLI YNË MBAR KOMBËTARË, edhe nesër unê po të jem me Leokimi tê shtrihem në atë spital.

Ashtu kështu po desim edhe nê Turqi, me mire te vdesim në vendin tonê dhe shembull parat e mia ti lë ne vendin tonë me zor jeta nuk caktohet nga ne. Ta bejmë njê plan sebashku me shëndetsinë, për LEOKIMIN spse unë nuk marr vesh shumë, dhe ta vendosim në ndonje repart të duhur në Spitalin tonë.

Vetëm me Lobimet e mia që kam bërê mbrenda dy viteve jam i bindur që mbi 1 milion euro janë dal nga Shteti ynë.

Kjo ide nuk është për tu nenqmuar është në të miren tonë.

Edhe në Kosovë mund të bëhet një gjë e till.

Pse ti qojm ato Milionat n?për Turqi e Franc e ku ta di unë.

Me besoni me çdo gurbetçarë që unë e takoj më thonë jemi LODH.

Dhe është e sakt që i kemi lodh.

Unë më nuk mund te thras njerzit per ato shuma edhe plus me i dergu jasht vendit për sherime.

Kerkoj shumm shumë falje mos te tentoj më njeri sepse u bë boll me vjen keq edhe vajza ime po të është.

Shperndaje dhe ruaje Labinot Tahiri.

Faleminderit”.

Në trend Magazina

Më shumë
Françeska eliminohet nga BBVA - pesë banorët e mbetur janë zyrtarisht në finale

Françeska eliminohet nga BBVA - pesë banorët e mbetur janë zyrtarisht në finale

Magazina
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
Edhe Meritoni në finale - për herë të parë një banor nga Kosova, finalist në Big Brother VIP Albania

Edhe Meritoni në finale - për herë të parë një banor nga Kosova, finalist në Big Brother VIP Albania

Magazina
Blero përlotet pasi dëgjon zërin e Afronës në studio, e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar

Blero përlotet pasi dëgjon zërin e Afronës në studio, e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar

Magazina

"Edhe një prime i mbetur", Lori dhe Sara Hoxha pozojnë me Ledionin në studion e Big Brother VIP Albania

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Magazina
Kalo në kategori