LAJMI I FUNDIT:

La Liga zgjedh më të mirët e sezonit, nuk ka vend për Ronaldon (Foto)

La Liga zgjedh më të mirët e sezonit, nuk ka vend për Ronaldon (Foto)

Kampionati spanjoll ka zgjedhur më të mirët e sezonit të kaluar 2015/2016.

Portieri më i mirë i sezonit është zgjedhur slloveni i Atletico Madridit, Jan Oblak, pasi ka pranuar më së paku gola, duke qenë vendimtar në shumë ndeshje të skuadrës së tij.


oblak
Jan Oblak duke folur pas çmimit të fituar si ‘Portieri më i mirë i sezonit’

Mbrojtësi më i mirë i sezonin vjen po ashtu nga skuadra e drejtuar nga Diego Simeone, pasi është uruguaiani Diego Godin, që ka fituar çmimin e mbrojtësit më të mirë.

godin
Diego Godin duke mbajtur në duar çmimin e ‘Mbrojtësit më të mirë të sezonit’

Çmimi i mesfushorit më të mirë të sezonin 2015/2016 në La Liga ka shkuar për mesfushorin e Real Madridit, Luka Modric.

lukaaa
Mesfushori kroat me çmimin e fituar në duar

Ndërsa, sulmuesi më i mirë i sezonin të fundit është zgjedhur sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, duke mposhtur në këtë garë bashkëlojtarin e tij, Luis Suarez, i cili ka fituar ‘El Pichichin’ apo golashënuesi më i mirë i kampionatit.

messi
Lionel Messi u zgjedh sulmuesi më i mirë i sezonit të fundit në La Liga

Luis Suarez u zgjedh futbollisti më i mirë i huaj i sezonit, por nuk ishte në gala mbrëmjen për ta pranuar çmimin, pasi skuadra e Barcelonës e ka bojkotuar këtë mbrëmje në shenjë proteste të ndarjes së pakët të çmimeve edhe pse ishin ata që fituan titullin kampion këtë sezon.

suarez
Luis Suarez u zgjodh futbollisti më i mirë i huaj

Futbollisti më i mirë i sezonit të fundit u zgjedh sulmuesi francez i Atletico Madridit, Antonine Griezmann. /Telegrafi/

griezman
Çmimi kryesor për futbollistin më të mirë të vitit shkoi për Griezmann

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori