LAJMI I FUNDIT:

LA Lakers mposhtin lehtësisht Houstonin, kampioni nuk këndellet

LA Lakers mposhtin lehtësisht Houstonin, kampioni nuk këndellet

Los Angeles Lakers ka marrë fitoren e dytë radhazi dhe të katërtën në pesë sfidat e fundit.

Gjiganti nga Kalifornia u përball me Houston Rockets në Staples Center dhe fitoi me 10 pikë diferencë, 95:85.


Në tre çerekët e parë Lakers luajtën shumë mirë, ku patën epërsinë më të lartë deri në 28 pikë.

Veterani Carmelo Anthony ishte më efikasi në këtë takim me 23 pikë, derisa Russell Westbrook shtoi 20 të tjera, tetë kërcime e nëntë asistime.

Ndërkohë dy yjet tjerë të LA, Anthony Davis dhe LeBron James e mbyllën ndeshjen me 16, respektivisht me 15 pikë.

Nuk ka këndellje për kampionin në fuqi Milwaukee Bucks, që kanë pësuar edhe humbjen e tretë radhazi dhe që të trija në palestrën e tyre Fiserv Forum.

Bucks kanë pësuar humbje nga Utah Jazz me 12 pikë diferencë 95:107.

Donovan Mitchell me 28 pikë dhe Mike Conley me 20 të tjera ishin më meritorët për fitoren e Jazz. /Telegrafi/

Rezultatet: 

Charlotte Hornets – Portland Trail Blazers 125:113

Milwaukee Bucks – Utah Jazz 95:107

Brooklyn Nets – Detroit Pistons 117:91

LA Lakers – Houston Rockets 95:85