LAJMI I FUNDIT:

Kylie ndan momete të lumtura me Travis Scott dhe vajzën e tyre

Kylie ndan momete të lumtura me Travis Scott dhe vajzën e tyre
Travis Scott dhe Kylie Jenner (Foto nga Theo Wargo/Getty Images for Huffington Post/Guliver)

Kohëve të fundit është aluduar se Kylie Jenner është ribashkuar me rep-artistin Travis Scott.

Miliarderja gjatë qëndrimit në shtëpi ka publikuar disa imazhe me reperin dhe vajzën e tyre, Stormi Webster.


Ajo që ka ngjallur reagime të shumta është postimi i Kyliet për ditëlindjen e Travisit, ku e quan këtë të fundit babain më të mirë në botë.

Duke qenë më afër se kurrë, ajo po shijon kohën duke publikuar momente të lumtura ndërsa argëtojnë vajzën e tyre. Teksa ishin duke përcjellë filmin e preferuar të Stormit, treshja është parë duke shijuar kohën në maksimum, duke ngrënë pica dhe akullore së bashku.

22-vjeçarja publikoi një video në InstaStory, duke përdorur një filter për fytyrën që i bëri sytë e kaltër.

Kylie ndau me ndjekë një tjetër imazh të sajin me Stormin, e cila u pa duke kafshuar akulloren, e cila iu zhyt në buzët e saj.

Postimi ka nxitur thashethemet se çifti është pajtuar teksa gjenden në karantinë me vajzën e tyre. Ata filluan takimet në prill të vitit 2017, përpara se të njoftonin ndarjen e tyre në tetorin e vitit të kaluar. /Telegrafi/