Kylian Mbappe ka shkruar në rrjetet e tij sociale për herë të parë që kur PSG u eliminua nga Liga e Kampionëve pas humbje 3-1 ndaj Real Madridi në “Santiago Bernabeu”.

Ai e ka shoqëruar tekstin me një fotoje duke festuar golin e tij dhe ka dërguar një mesazh optimizmi për pjesën e mbetur të sezonit.


"Është një kohë e vështirë. Liga e Kampionëve ishte një objektiv i madh, por ne dështuam”.

“Sezoni nuk ka mbaruar dhe çfarëdo që të ndodhë ne do të jemi bashkë dhe të vendosur deri në ndeshjen e fundit të sezonit”.

“Faleminderit shumë të gjithë tifozëve që na mbështesin dhe që ishin me ne si msyafir”, ka shkruar Mbappe.

Sulmuesi francez u largua nga Bernabeu shumë i mërzitur pas humbjes.  /Telegrafi/

telegrafi sport app