LAJMI I FUNDIT:

Kyle Walker ende i tronditur nga ajo që bëri Bale për të siguruar kalimin tek Real Madridi

Kyle Walker ende i tronditur nga ajo që bëri Bale për të siguruar kalimin tek Real Madridi

Gareth Bale ishte në një formë të jashtëzakonshme në sezonin 2012/2013, por jo të gjithë i dinë prapaskenat e transferimit të tij tek Real Madridi.

Ish-bashkëlojtari i Bale, Kyle Walker, ka pretenduar se ai nuk ka luajtur me asnjë lojtar i cili ka pasur një sezon personal kaq të suksesshëm si uellsiani.


“Bale? Wow. A kam luajtur me ndonjë lojtarë më të mirë se sa ai në kulmin e karrierës? Jo.”, ka thënë Walker në FIVE podcast.

“Çdo gjuajtje që ai ka bërë atë sezon, futej në rrjetën e portës, ishte e jashtëzakonshme”.

“Unë kam parë lojtarë që shënojnë gola si Erling Haaland por çdo goditje që Bale bënte atë sezon nga çdo cep i fushës, përfundonte në rrjetë. Edhe kur ai ishte i zemëruar, si në ndeshjen ndaj West Hamit”.

“Golat që ai ka shënuar për Real Madridin, trofetë që ka fituar, Ligën e Kampionëve që ka fituar, flet shumë”, përfundoi Walker.

Real Madridi kishte paguar 101 milionë euro për të nënshkruar me Bale nga Tottenhami në 2013 dhe vetëm një vit më vonë goli i tij ndihmoi Real Madridin që të fitonte trofeun e dhjetë të Ligës së Kampionëve, apo siç njihet ndryshe nga tifozët e klubit si ‘La Decima’.

Bale fitoi këtë trofe edhe katër herë të tjera para se të largohej si lojtar i lirë nga Real Madridi në 2022 për tu transferuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aty ku edhe ishte fundi i trofeve të fituar./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Premier League
Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

La Liga
Kalo në kategori