LAJMI I FUNDIT:

“Ky ka qenë vendimi më i vështirë i jetës sime” – Lewis Capaldi njofton fansat se do të bëjë një pauzë nga koncertet

“Ky ka qenë vendimi më i vështirë i jetës sime” – Lewis Capaldi njofton fansat se do të bëjë një pauzë nga koncertet
Lewis Capaldi

Lewis Capaldi ka njoftuar se do të pushojë nga performancat live pasi u përpoq të këndonte me simptomat e ‘Tourette’ në Glastonbury të shtunën.

Këngëtari, 26 vjeç, u shfaq sot (e martë) në rrjetet sociale për të njoftuar se nuk do të jetë në turne pasi është ‘e qartë’ se duhet të kalojë ‘shumë më shumë kohë për të rregulluar shëndetin mendor dhe fizik’.


Skocezi kishte marrë tashmë tre javë pushim para koncertit të tij në skenën e piramidës në fundjavë, por pranoi se nuk ishte e mjaftueshme.

Krijuesi i një sërë hiteve u bë emocional teksa filloi të humbiste zërin gjatë performancës, duke e shtyrë atë t’i kërkonte falje turmës – të cilët më pas e ndihmuan të përfundonte këngët e tij.

Lewis Capaldi emocionon sërish fansat - këndojnë për të ndërsa përjeton çrregullimet e sindromës ‘Tourette’ në “Glastonbury”
Lexo po ashtu Lewis Capaldi emocionon sërish fansat - këndojnë për të ndërsa përjeton çrregullimet e sindromës ‘Tourette’ në “Glastonbury”

Lewis konfirmoi se po anulonte 24 koncerte të tjera që ishin planifikuar për pjesën tjetër të vitit.

“Unë e di se jam jashtëzakonisht me fat që mund të kaloj pak kohë kur të tjerët nuk munden dhe dua të falënderoj familjen time të mrekullueshme, miqtë, ekipin, profesionistët mjekësorë dhe të gjithë ju që keni qenë kaq mbështetës në çdo hap të rrugës nëpër kohët e mira dhe akoma më shumë gjatë këtij viti kur unë kam pasur nevojë më shumë se kurrë”, vazhdon tutje postimi.

Capaldi kishte 24 data të mbetura të planifikuara për turneun e tij “Broken by Desire to Be Heavenly Sent”, që përfundon në Belfast në Boucher Road Playing Fields më 3 shtator. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
Ky është banori që u eliminua nga Big Brother VIP Albania

Ky është banori që u eliminua nga Big Brother VIP Albania

Magazina
U mbyt në lumin Buna, bashkë me tre fëmijët, Luiz Ejlli reagon për rastin tragjik të gruas që tronditi Shqipërinë

U mbyt në lumin Buna, bashkë me tre fëmijët, Luiz Ejlli reagon për rastin tragjik të gruas që tronditi Shqipërinë

Magazina
Graciano

Graciano "plas bombën" që përfshin Erjolën dhe Romeon - për çfarë bëhet fjalë?

Magazina
'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit

'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit "Me Gjylën"

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Kalo në kategori