LAJMI I FUNDIT:

Lewis Capaldi emocionon sërish fansat – këndojnë për të ndërsa përjeton çrregullimet e sindromës ‘Tourette’ në “Glastonbury”

Lewis Capaldi emocionon sërish fansat – këndojnë për të ndërsa përjeton çrregullimet e sindromës ‘Tourette’ në “Glastonbury”

Fansat e Lewis Capaldi u mblodhën rreth tij teksa ai luftonte me simptomat e sindromës ‘Tourette’ në skenën e “Glastonbury”, pas një pauze tre-javore të shëndetit mendor.

Këngëtari, 26 vjeç, kishte anuluar të gjitha angazhimet e punës në fillim të këtij muaji për të ‘pushuar dhe rikuperuar’ përpara festivalit të shumëpritur të muzikës.


Duke u rikthyer në skenë, Lewis pranoi se kishte qenë i frikësuar për të performuar, ndërsa u hap për betejat e tij për shëndetin mendor dhe konfirmoi se do të bënte një pushim tjetër pas shfaqjes.

Foto: Redferns

Në mes të setit të tij, këngëtari me famë botërore rrëfeu se po luftonte me ‘Tourette’ duke qenë se kishte kollitur gjatë gjithë shfaqjes.

Rita Ora ndez skenën e “Glastonbury” teksa i bashkohet Fatboy Slim për të performuar “Praising You”
Lexo po ashtu Rita Ora ndez skenën e “Glastonbury” teksa i bashkohet Fatboy Slim për të performuar “Praising You”

‘Tourette’ është një gjendje neurologjike e karakterizuar nga një kombinim i zhurmave dhe lëvizjeve të pavullnetshme dhe mund të shkaktojë anomali të të folurit dhe zërit.

Pavarësisht vështirësive të mëdha, ylli këmbënguli të vazhdonte me grupin dhe fansat e tij mbështetës, me shfaqjen që u mbyll emocionalisht ndërkohë që nga publiku kënduan “Someone You Love”.

Momenti emocionues pa Lewis të ecte nëpër skenën e Piramidës dhe të këndonte me disa ndërprerje.

Foto: Getty Images

Shumë fansa gjithashtu bënë postime në Twitter për të treguar përkrahjen e tyre për Capaldin. /Telegrafi/

Foto: Twitter

Në trend Magazina

Më shumë
Nis festivali madhështor

Nis festivali madhështor "Eurovision Song Contest" - këto janë vendet që garojnë sonte

Magazina

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit

'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit "Me Gjylën"

Magazina
Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Magazina
Ermal Fejzullahu ka një kërkesë për shqiptarët që jetojnë në Itali

Ermal Fejzullahu ka një kërkesë për shqiptarët që jetojnë në Itali

Magazina
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Magazina
Kalo në kategori