LAJMI I FUNDIT:

Ky ishte reagimi i vetëm i Barcelonës pas vendimit të Messit për të qëndruar

Ky ishte reagimi i vetëm i Barcelonës pas vendimit të Messit për të qëndruar

Barcelona ka reaguar më vetëm një postim në rrjetet sociale pasi Lionel Messi njoftoi se po qëndronte me klubin katalunas.

Saga e largimit të Messit nga Camp Nou zgjati thuajse dy javë, por të premten mori fund.


Pas dorëzimit të një kërkese transferimi dhe mungesës së trajnimit, argjentinasi i dha fund sagës dramatike të premten pasdite në një intervistë publike.

Messi thyen heshtjen dhe qetëson të gjithë tifozët: Dashuria ime për Barcelonën nuk ndryshon kurrë, do të qëndroj edhe një vit
Lexo po ashtu Messi thyen heshtjen dhe qetëson të gjithë tifozët: Dashuria ime për Barcelonën nuk ndryshon kurrë, do të qëndroj edhe një vit

Por, ai tregoi hapur në lidhje me marrëdhënien e tij të prishur me presidentin Josep Maria Bartomeu dhe zhgënjimin e tij me situatën në klub.

Intervista e Messit ka dominuar në mënyrë të madhe titujt kryesorë dhe Barca iu përgjigj asaj duke pretenduar në thelb se asgjë nuk ka ndodhur kurrë.

Goditjet që Messi ia dha Bartomeut: Nuk e mban asnjë fjalë
Lexo po ashtu Goditjet që Messi ia dha Bartomeut: Nuk e mban asnjë fjalë

Ata postuan vetëm një citim nga Messi duke nënvizuar dashurinë e tij për klubin, së bashku me një fotografi të tij.

“Do t’i jap të gjitha. Dashuria ime për Barçën nuk do të ndryshojë kurrë”, ishte citimi i Messit i postuar në profilin e Barcelonës në Instagram. /Telegrafi/