LAJMI I FUNDIT:

Messi thyen heshtjen dhe qetëson të gjithë tifozët: Dashuria ime për Barcelonën nuk ndryshon kurrë, do të qëndroj edhe një vit

Messi thyen heshtjen dhe qetëson të gjithë tifozët: Dashuria ime për Barcelonën nuk ndryshon kurrë, do të qëndroj edhe një vit

Lionel Messi nuk do të largohet nga Barcelona, së paku jo këtë afat kalimtar veror.

Pas zhurmës dy javore, më në fund ka ardhur konfirmimi nga kapiteni i Barcelonës se do të qëndrojë në Camp Nou së paku edhe për një vit.


Ai ka pranuar se ka qenë i frustuar me sezonin e fundit ku nuk fituan asnjë titull dhe është e vërtetë se ka kërkuar largimin.

Por argjentinasi ka vendosur të largohet pasi nuk dëshiron të hap procedura ligjore me Barcelonën, por ka lëshuar akuza të forta për presidentin Bartomeu.

“Unë do të vazhdoj qëndrimin te Barcelona dhe qëndrimi im nuk do të ndryshojë edhe pse desha të largohem”.

Lionel Messi (Foto: David Ramos/Getty Images)

“Gjithmonë dua të fitoj, jam konkurrues dhe nuk më pëlqen të humbas kurrë. Unë gjithmonë dua më të mirën për klubin, për lojtarët dhe për vetën time”.

Ai tregoi se nuk ishte i lumtur dhe kjo ka qenë arsyeja që ka dëshiruar të largohet.

“Unë nuk isha i lumtur dhe dëshiroja të largohem. Nuk u lejova të largohem në këtë mënyrë dhe do të qëndrojë me klubin për mos të hapur procedura ligjore. Menaxhmeti i klubit i udhëhequr nga Bartomeu është katastrofë”, ka deklaruar argjentinasi.

View this post on Instagram

✅ ZYRTARE ▪️Lionel Messi vazhdon qëndrimin te FC Barcelona #TelegrafiSport

A post shared by Telegrafi Sport (@telegrafisport) on Sep 4, 2020 at 9:04am PDT

“Kam menduar se koha ime te Barcelona ka mbaruar edhe pse gjithmonë kamë dashur ta mbylli karrierën këtu”, është shprehur Messi për Goal.

“Ka qenë vit i vështirë, unë vuajta shumë në stërvitje, në ndeshje dhe në dhomat e zhveshjes”.

“Presidenti gjithmonë thoshte se në fund të sezonit mund të vendosi nëse dua të largohem ose nëse dua të qëndroj dhe në fund ai nuk e mbajti fjalën”, tha Messi.

Lionel Messi. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Messi ishte i lidhur me një kalim te Manchester City, por ai do të qëndrojë dhe ka gëzuar tifozët duke shprehur dashurinë për Barcelonën.

“Pavarësisht nëse do të largohem ose qëndrojë, dashuria ime për Barcelonën nuk do të ndryshojë kurrë”, deklaroi Messi.

33-vjeçari ka thënë se është ndjerë i lënduar nga ato që janë shkruar për të.

“Më kanë lënduar shumë gjërat që janë botuar kundër meje dhe mbi të gjitha që botohen gjëra të rrejshme”, përfundoi Messi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

La Liga
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Serie A
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kalo në kategori