LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi, miliona lekë shpenzime për dieta e udhëtime

Kuvendi, miliona lekë shpenzime për dieta e udhëtime

Ish-kryeministri Sali Berisha, duke folur gjatë një seance parlamentare, ku pritet ratifikimi i një Konvente për të drejtat e njeriut dhe një marrëveshje me SHBA.

Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë dhe administrata kanë shpenzuar 640 milionë lekë (të vjetra) gjatë vitit 2016 për udhëtime jashtë shtetit, bileta avioni, hotele dhe dieta.


Shifra bëhet e ditur përmes një raporti financiar të Kuvendit të Shqipërisë që publikohet nga gazeta ‘Shqiptarja.com’.

Memo-ja është firmosur nga Sekretarja e Përgjithshme e Kuvendit, Albana Shtylla dhe është miratuar në mbledhjen e fundit të Byrosë së Kuvendit.

“Janë shpenzuar 32 milionë lekë për blerje bileta udhëtimi jashtë shtetit. Rreth 32 milionë lekë janë shpenzuar edhe për dieta, akomodim, transport aeroport-destinacion dhe anasjelltas”, – thuhet në raportin financiar të Kuvendit për vitin 2016. Nga tabela krahasimore e përgatitur nga Kuvendi kjo shifër është tre herë më e lartë se e vitit 2012.

Parashikimi 2017

Po cilat janë parashikimet në këtë drejtim për vitin 2017? Në relacionin që Albana Shtylla i dërgon Byrosë së Kuvendit për buxhetin e vitit 2017, thuhet se kjo shifër do të arrijë deri në 570 milionë lekë të vjetra.

“Shpenzimet për udhëtime jashtë vendit (bileta, hotel, dieta) janë detajuar në vlerën totale prej 57 milionë lekësh. Shpenzime për pritje dhe përcjellje e të tjera protokollare është parashikuar 16.5 milionë lekë” – thuhet në relacion.

Kursimet

Kuvendi thotë se gjatë vitit 2016 ka kursyet nga fondi i pagave. “Mosrealizimi i fondeve të pagave për programin legjislativ vjen për shkak se numri faktik i deputetëve ishte 138 nga 140 për të cilët janë planifikuar pagat (Klosi dhe Rama marrin paga si ministër dhe kryeministër), janë ndaluar si penalitet për mospjesëmarrjen në seanca plenare dhe mbledhje të komisioneve parlamentare.

Nuk është plotësuar struktura me një këshilltar grupi parlamentar si dhe me 14 punonjës të zyrave zgjedhore, që për shkak të mos përgjigjes nga strukturat vendore për hapësira, nuk është bërë e mundur hapja e të gjitha zyrave dhe punësimi i planifikuar.

Sa më sipër, nga analizat e bëra në institucion, janë kryer për tu përdorur në sektorë të tjerë 42 milionë lekë nga fondi i pagave dhe sigurimeve shoqërore”, – thuhet në raport.

Shpenzime për udhëtim dhe dieta sipas viteve

2012, 21 milion lekë (te reja)
2013, 25 milion lekë (te reja)
2014, 32 milion lekë (te reja)
2015, 45 milion lekë (te reja)
2016, 64 milion lekë (te reja). /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Kronika e Zezë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll

Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll

Kronika e Zezë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Lajme
Kalo në kategori