LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi çek votoi Protokollin për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO

Kuvendi çek votoi Protokollin për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO

Kuvendi i Republikës së Çekisë sot ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO.

Në seancë i pranishëm edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Vendet anëtare të NATO-s më 6 shkurt e nënshkruan Protokollin për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në Aleancë.

Pas ratifikimit të Protkollit në kuvendet e 29 vendeve anëtare të Aleancës, Maqedonia e Veriut zyrtarisht do të jetë anëtarja e 30-të e NATO-s./Telegrafi/