LAJMI I FUNDIT:

Kush është Victoria Lamas, e dashura e përfolur e Leonardo Dicaprios?

Kush është Victoria Lamas, e dashura e përfolur e Leonardo Dicaprios?

Leonardo DiCaprio ka shijuar një takim të ngrohtë me modelen dhe aktoren e njohur, Victoria Lamas, në Hollywood të martën.

Aktori i njohur, i cili ka krijuar një reputacion për të mos pasur lidhje me vajza të moshës 25 vjeçare në vitet e fundit, është parë duke u futur në një veturë me modelen Victoria.

Kjo vjen pas spekulimeve se ka qenë në lidhje me modelen e famshme, Gigi Hadid, 27 vjeçare, pas ndarjes së tij nga Camila Morrone, 25 vjeçare.

Foto: Backgrid

Por kush është Victoria Lamas, modelja dhe aktorja që është e dashura e tanishme e Leos?

Victoria lindi më 24 prill 1999 – dy vjet pasi u publikua filmi ikonik i Leo-s në 1997, Titaniku – dhe është vajza e aktorit Lorenzo Lamas dhe modeles Shauna Sand.

Reklama

Lorenzo, 64 vjeç, është më i njohur për rolin e Lance Cumson në telenovelën e viteve 1980 “Falcon Crest”, e cila u shfaq për nëntë seri.

Foto: Backgrid

Aktori mori një nominim për çmimin ‘Golden Globe’ për aktorin më të mirë dytësor në një seri, mini- serial në industrinë televizive për rolin e tij si nipi i Angela Channing (Jane Wyman).

Ndërkohë, Shauna, 51 vjeçe, është një aktore amerikane dhe ishte fytyra e magazinës ‘Playboy’ për muajin maj të vitit 1996.

Ajo është e njohur për rolet e saj në “Back to Even”, “Black Dawn” dhe “Air America”.

Foto: Instagram

Biografia e Shaunas në Instagram thotë gjithashtu se ajo është një agjente e pasurive të patundshme dhe ajo shpesh poston fotografi të veshura me bikini në rrjetet e saj sociale.

Reklama

Edhe Victoria duket se do të ndjekë hapat e prindërve të saj të famshëm pasi ajo është një aktore ambicioze, e cila po përpiqet të krijojë një emër për vetën në ekran.

Victoria ka gjashtë tituj aktrimi për emrin e saj, duke përfshirë paraqitjet në “Talk Later” në vitin 2019 , “Secret Identity” në vitin 2020 dhe filmin e shkurtër “Two Niner”.

Foto: Instagram

Bukuroshja është gjithashtu një modele dhe shpesh futet në Instagramin e saj, ku ndanë me 23 mijë ndjekësit pamjet e foto sesioneve të saj mahnitëse.

Përveç xhirimeve profesionale, ajo tregon edhe sensin e stilit në rrjetet sociale dhe shpesh ndan një sërë selfie dhe foto të veshjeve të saj të përditshme.

Interesat krijuese të Victoria janë shumë të përhapura pasi ajo është gjithashtu e apasionuar pas fotografisë dhe artit, madje është edhe vetë artiste.

Reklama
Foto: Shutterstock

Victoria ka sjellë gjithashtu talentin e saj artistik në jetën e saj profesionale, pasi ka fituar një kredi për punën në departamentin e artit për filmin “History of Fear’ në vitin 2014.

Sipas biografisë në Instagram, ajo ka nënshkruar me ‘Innovative Artists’, ‘Luber Roklin Entmt’ dhe ‘Natural Models’ LA për ta ndihmuar atë të ndjekë tre interesat e saj krijuese.

Foto: Instagram

Dihet pak për jetën e saj private, por ajo tani është lidhur me Leonardo DiCaprio pas daljes së tyre në një takim komod ditën e martë. /Telegrafi/

Foto: Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
Bruno: Të gjithë banorët e Big Brother VIP Kosova janë paguar

Bruno: Të gjithë banorët e Big Brother VIP Kosova janë paguar

Magazina
Nita Latifi tallet me Olta Gixharin: Të erdhi dron, Olta je fituese

Nita Latifi tallet me Olta Gixharin: Të erdhi dron, Olta je fituese

Magazina
Në ditëlindjen e 24-të, Edon Zhegrova e prezanton makinën luksoze ‘Ferrari’

Në ditëlindjen e 24-të, Edon Zhegrova e prezanton makinën luksoze ‘Ferrari’

Magazina
Georgina Rodriguez zbulon vendin më të pazakontë ku ka kryer marrëdhënie seksuale me Cristiano Ronaldon

Georgina Rodriguez zbulon vendin më të pazakontë ku ka kryer marrëdhënie seksuale me Cristiano Ronaldon

Magazina
Fotografi në vende të njëjta në periudhë të njëjtë kohore – rikthehen aludimet për lidhjen e mohuar të Kiarës me djalin e biznesmenit të njohur shqiptar

Fotografi në vende të njëjta në periudhë të njëjtë kohore – rikthehen aludimet për lidhjen e mohuar të Kiarës me djalin e biznesmenit të njohur shqiptar

Magazina
Andrew Tate dhe vëllai i tij lirohen nga paraburgimi, mbeten në arrest shtëpiak

Andrew Tate dhe vëllai i tij lirohen nga paraburgimi, mbeten në arrest shtëpiak

Magazina
Kalo në kategori